Lajme

Simiqi ankohet: Jeta e serbëve në Kosovë po bëhet më e vështirë

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 12 January 2019

Lista Serbe është shprehur e shqetësuar për serbët të cilët jetojnë në Kosovë. Nënkryetari i kësaj partie, Igor Simiq ka thënë për Radio Kim se Prishtina ka përzgjedhur mënyra si t’ua bëj më të vështirë jetën serbëve që jetojnë në Kosovë, transmeton Gazeta inFokus.

Sipas tij, tash e dy muaj prej kur Kosova ka vendosur taksën 100% ndaj produkteve serbe, situata është bërë çdo herë edhe më e vështirë.

Simiq ka theksuar se Prishtina është duke bërë gjithçka vetëm t’i detyrojë serbët të largohen nga territori i Kosovës.

-Advertisement-

Ai ka përsëritur se ministrat serbë kanë dhënë dorëheqje në mars të viti të kaluar pas sulmit brutal ndaj Marko Gjuriqit dhe gjithashtu deputetët e Listës Serbe nuk janë duke marr pjesë ne seancat e Kuvendit të Kosovës prej momentit që Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 100%.

“Apeloj te serbët që jetojnë në Kosovë që mos të bien pre e provokimeve që u bëhen çdo ditë, si dhe u kërkoj të jenë vigjilent. Duhet të punojmë për të mbrojtur vetën dhe anëtarët e familjeve tona”, përfundoi Simiq

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera