Lajme

Simiq: Vendimi për patentë shoferët, i rëndësishëm për serbët

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 19 December 2017

Vendimi që të gjithë banorët e Kosovës mund të marrin lejen për vozitje pa hyrë në test vetëm duke pasur patentë shoferin e lëshuar nga Serbia deri në vitin 2016, është një gjë e madhe dhe kjo do ta bëjë më të lehtë lëvizjen.

Kështu ka thënë deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq.

“Me angazhimin e fuqishëm të deputetëve serbë dhe zëvendësministrit të brendshëm nga Lista Serbe Milan Radojeviq, arritëm të lejojmë serbët, që pas dy vjetësh, të marrin patentë shoferë nga institucionet e Kosovës në bazë të patentave serbe të vozitjes pa hyr në test”, tha ai për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera