Lajme

Simiq kërcënon: Nëse ndonjë forcë e armatosur niset për veri, Serbia do t’i përgjigjet

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 14 December 2018

 

Igor Simiq, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe nënkryetar i Listës serbe ditën kur u votua për transformimin e FSK-së në Ushtri ka treguar pse deputetët e kësaj partie kanë munguar në seancën sotme plenare, transmeton Gazeta inFokus.

“Situata është e jashtëzakonshme dhe ne nuk mund të parashohim aktivitete në Prishtinë. Ne nuk ishim në Kuvend, sepse kundërshtojmë këtë veprim qe shkel të gjitha aktet ndërkombëtare”, ka thënë Simiq.

-Advertisement-

Ai ka shtuar duke thwnw se se nuk deshën t’i japin legjitimitet këtij veprimi të Kuvendit.

Simiq, ka kërcënuar se nuk do lejohet që pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës të shkojnë në veri.
“Nëse ndonjë force e armatosur niset këndej, ne do të mbrojmë popullin tonë para atyre forcave. Serbia është me ne”, u shpreh Simiq.
Në fund Simiq ka paralajmëruar se për votimin sotëm Lista serbe do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Do të ankohemi në Kushtetuese, edhe pse nuk presim ndonjë vendim spektakular nga kjo Gjykatë”, ka përfunduar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera