Lajme

Simic: LDK e Vetëvendosje nuk e duan njëra tjetrën për koalicion

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 11 January 2020

Anëtari i Listës Serbe, Slavko Simic, ka folur rreth ngërçit të krijuar ndërmjet LDK’së dhe Vetëvendosjes për krijimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Simic ka thënë se të gjitha palët kanë vendosur kushte politike, ndërkohë mes vete kanë raporte të ftohta dhe asnjëra prej partive nuk dëshiron arritjen e një koalicioni.

“Askush nuk dëshiron partneritet, koalicion apo marrëveshje” ka thënë Simic, raporton Kosovo Online.

-Advertisement-

Tutje, anëtari i “Srpskas” ka thënë se asnjëra palë nuk është duke bërë përpjekje të sinqerta për arritjen e nje marrëveshje.

Kujtojmë se Lista Serbe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar në krijimin e institucioneve të reja.

Krerët e kësaj partie kanë thënë se nuk do të jenë pengesë për krijimin e qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera