Lajme

Sikur ministri Peci, edhe deputetja Deliu – Kodra del pak në ara për t’i mbështetur fermerët

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 18 April 2022

Para pak ditësh, ministri i Bujqësisë, Faton Peci, doli në ara në Vushtrri, për siç tha ai, t’i ndihmojë bujqit e fermerët.

Sot gjatë ditës, edhe deputetja e Partisë Demokratike Blerta Deliu – Kodra, ka vendosur që të dalë për vizitë në ara. E ka vizituar një fermer në Drenas.

Ajo madje i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që t’i stimulojë ata përmes subvencioneve.

-Advertisement-

“Bajram Mulliqi nga Abëria e Epërme e Drenasit nuk pajtohet që tokat bujqësore të mbeten djerrina. Ai ka ardhur nga Gjermania për ta punuar arën e tij në vendlindje, pavarësisht vështirësisë që i krijon distanca. Mbjellja e sipërfaqeve bujqësore, sidomos në këtë kohë krize të sigurimit dhe përballimit të produketeve esenciale, është mëse e nevojshme.”, shkroi ajo.

“Prandaj, Qeveria duhet të jetë më dashamirëse ndaj fermerëve dhe t’i stimulojë ata nëpërmjet subvencioneve qeveritare. Z. Mulliqi i uroj mbarësi dhe e falenderoj që me vullnetin e tij shërben si shembull i përkushtimit!”, shkroi Deliu – Kodra në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera