Lajme

Sikur avokati i Thaçit, edhe Ben Emmerson dyshohet se u largua nga mbrojtja e Veselit për shkak të financave

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 21 August 2024

Shkaqet financiare dyshohet të jenë arsyeja kryesore e tërheqjes së avokatit Ben Emmerson, nga mbrojtja e Kadri Veselit, në gjykimin pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Emmerson është avokati kryesor i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, njëherësh një prej avokatëve më të zëshëm nga të gjithë mbrojtësit e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët prej gati katër vitesh po qëndrojnë në paraburgim.

Gazeta Infokus ka mësuar se Emmerson pritet të zëvendësohet së shpejti nga një avokat i ri, i cili do t’i bashkohet mbrojtjes së Veselit me një ekip të tij.

-Advertisement-

Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi treguan se kanë miratuar kërkesën e Emmerson që të tërhiqet, si dhe kanë treguar se me këtë vendim është pajtuar edhe vet Kadri Veseli.

“Më 21 gusht 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emerson. Veseli dhe Emersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme. Gjithashtu, Trupi Gjykues u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”, theksohet në njoftimin e Speciales.

Mbrojtja e Kadri Veselit e pati një humbje të rëndësishme edhe në nëntor të vitit të kaluar, kur ndërroi jetë një avokat tjetër i rëndësishëm si Andrew Strong.

Kujtojmë se për shkaqe financiare muaj më parë u largua edhe avokati kryesor i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera