Shëndetësi

Sikleti bën që gratë të mos testohen tek gjinekologu

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 23 January 2018

Gratë e reja janë duke evituar Pap testin tek gjinekologu për shkak se ndihen në siklet për shkak të aromës dhe dukjes së zonave intime, është thënë sipas një studimi të realizuar së fundmi.

Bamirësia “Jo’s Cervical Cancer Trust” ka zhvilluar një anketim me më shumë se 2,000 gra në Britani.

Një e treta prej tyre janë përgjigjur duke thënë që ndihen në siklet të kryejnë Pap testin, që i ka shtyrë të mos e bëjnë një gjë të tillë.

-Advertisement-

Pap testi parandalon 75% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës.

Nga kjo organizatë kanë deklaruar që ky lloj kanceri është më i shpeshti tek gratë nën moshën 35 vjeçare, dhe pothuajse dy të tretat e të anketuarave nuk janë në dijeni për rrezikun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera