Lajme

Siguronte gra për prostitucion “Zogu i Tiranës” merr dënim qesharak

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 01 December 2019

Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” ditë më parë u arrestua nga Policia e këtij qyteti.

Sipas forcave të rendit, Nikaj, siguronte femra për klient të interesuar për prostitucion, e i dërgonte ato në banesa apo hotele, ashtu siç kërkonin klientët, shkruan gazeta inFokus.

Kjo bëhen kundrejt pagesave që varionte prej 10 mijë deri në 20 mijë lekë për 2 orë.

-Advertisement-

Tani, Gjykata e Tiranës, edhe i ka shqiptuar dënimin, që është tejet qesharak, me vetëm 15 ditë burgim, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, gjykata gjithashtu ka dhënë masën e sigurisë edhe për pronarën e qendrës estetike në rrugën “Myslym Shyri”, Anjeza Bena.

Kjo u la në arrest shtëpie, ndërsa arrestimi i saj u bë pas përgjimeve telefonike të kryera nga prokuroria, ku ajo fliste me “Zogun” për vajzat e klientët, shkruan gazeta inFokus.

E biznesmeni A.Gjini e 3 vajzat që ushtronin prostitucionin iu është dhënë masa “detyrim paraqitje”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera