Lajme

Siguron drejtori i Policisë: Nuk ka rritje të kriminalitetit në veri

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 22 March 2020

Komunat veriore të Kosovës nuk po i zbatojnë masat e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e Koronavirusit të ri, por ato të shtetit të Serbisë.

Por, megjithatë, situata atje është normale sipas Policisë së Kosovës dhe se nuk ka rritje të kriminalitetit, shkruan gazeta inFokus.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se gjatë këtyre ditëve nuk ka rritje të kriminalitetit në këtë pjesë.

-Advertisement-

“Situata e njëjtë është, normale nuk kemi ndonjë ngritje të kriminalitetit”, ka thënë Qalaj.

Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë vendosur ta zbatojnë gjendjen e jashtëzakonshme të cilën e ka shpallur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa, Gazeta inFokus ditë më parë pati biseduar edhe me zëvendëskomandantin e Policisë së Mitrovicës së Veriut, Besim Hotin, i cili pati thënë që qytetarët mund të mos dalin nga shtëpitë e tyre me vullnet të tyre, por jo që masat e Serbisë respektohen në atë pjesë.

Hoti gjithashtu për inFokusin pati thënë që të gjitha urdhrat merren nga zingjiri komandues në Kosovë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera