Lajme

Sigurimet Inxhinierike

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 01 October 2021

Investimi juaj është i ekspozuar në mënyrë konstante kundrejt eventeve të papritura dhe të paparashikuara, duke filluar që nga kushtet e motit dhe të papriturat e shtresave të nëntokës, mbi të cilën ju ngrini themelet e veprave tuaja dhe deri tek pakujdesitë e kapitalit human, në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Sigurimi i të gjitha rreziqeve gjatë ndërtimit A.R

Sigurimi i objekteve në ndërtim “Contractors’ All Risks Insurance” (C.A.R.) bën pjese ne sigurimin e projekteve inxhinjerike. Polica e sigurimit ofron mbulimin ne sigurim nga te gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit te objekteve dhe sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve te treta.

-Advertisement-

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave. Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve. Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në montim A.R

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në montim  mbulon humbjen ose dëmtimin e projekteve që përfshijnë montimin / instalimin e makinerive dhe pajisjeve elektrike duke filluar nga montimi i një makinerie të vetme.

Nëpërmjet kësaj police sigurimi SIGAL UNIQA merr përsipër të paguajë për dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale. Gjithashtu, ne paguajmë edhe për dëmtimet ndaj palëve të treta, si për ato trupore ashtu dhe për ato pasurore, gjithashtu dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndodhja e një rasti.

Për informacione shtesë dhe oferta na kontaktoni përmes email adresës apo tel:

[email protected]

Tel. 038/240-241

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera