Lajme

​ Siguria në shkolla: Komuna e Prishtinës nis ndriçimin e të gjitha shkollave të Kryeqytetit

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 22 June 2022

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka treguar se kanë nisur projektin për ndriçimin e të gjitha shkollave të qytetit.

Musmurati ka treguar se ndriçimi ka qenë rekomandimi i parë i policisë, në planin e veprimit për rritjen e sigurisë.

“Rekomandimi i parë nga Policia e Kosovës ishte të investojmë në ndriçimin e këndeve të errëta në shkolla që rrisin rrezikshmërinë për fëmijët. Fotot më poshtë janë nga ndriçimi i shkollës “Hilmi Rakovica” në Kodrën e Trimave ”, ka shkruar Musmurati.

-Advertisement-

“Nuk kemi me u ndalë deri në rregullimin e plotë të ndriçimit në të gjitha shkollat dhe çerdhet e Prishtinës.  Jo terr, veç dritë gjithandej!”, ka përfunduar ajo.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera