Siguria në rrugë, epidemi e fshehur që po merr jetë njerëzish
Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 17 November 2018
Dita ndërkombëtare e aksidenteve në trafik ka bërë që kolegji ‘Tempulli’, të jetë pikëtakim i gjithë akterëve të sigurisë në vend për të diskutuar për sigurinë, sfidat dhe ballafaqimet në aksidentet rrugore në Kosovë.
Drejtori i kolegjit ‘Tempulli’, Muhamet Krasniqi tha se kjo ligjëratë për aksidentet rrugore është shumë e rëndësishme, pasi siguria në rrugë është sfidë globale dhe një epidemi e fshehur që po merr jetë njerëzish çdo ditë.
Krasniqi: Të dielën e tret të çdo muaji shënohet dita ndërkombëtare e aksidenteve në trafik
Video:
“Është një ditë, e diela e tret e çdo muaji nëntor. Domethënë është një ditë që në krejt globin përmes manifestimeve dhe aktiviteteve të ndryshme shënohet për të përkujtuar viktimat në trafikun rrugor, por dhe njëkohsisht për të përkujtuar familjarët e viktimave që kanë humbur jetën në trafikun rrugor”,tha ai.
Mehmeti shtoi se në kuadër të fushatës vetëdijësuese ata kanë përgatitur dhe një film dokumentar në mënyrë që të gjithë të jenë të mirë informuar për sigurinë rrugore.
Përfaqësuesi nga Policia e Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thanë se aksidentet janë fatkeqësi shoqërore dhe për çdo vdekje në trafik na vret ndërgjegjja të gjithëve. Ai theksoi se përkundër se gjoba e ka efektin e vet, duhet më shumë të bëhet të këtë fushata vetëdijësuese.
Mehmeti: Nevojitet qasje e përbashkët
Video:
“Nga viti 2002 kur Policia e Kosovës që posedon statistikat, kemi numër të madh të aksidenteve në trafik. Më e keqja është se konstantia ka qëndruar ose e njëjtë ose ka shkuar në rritje. Kjo tregon për një problem shoqëror, nuk tregon për një problem i cili ndërlidhet veç me situatën e sigurisë, por tregon për një problem i cili duhet t’i qasemi në mënyrë të përbashkët. Mendoj që trafiku është problem multidisiplinar edhe si i tillë nuk mund as të menaxhohet, as të rregullohet e as të përmirësohet nëse nuk kemi qasje të përbashkët edhe pjesa edukative edhe pjesa e inixheringut, po edhe pjesa e sigurisë”, tha ai.
Sipas zyrtarit policor prej vitit 2002 deri në 2017 mesatarisht kanë ndodhur 15 mijë e 564 aksidente, ndërsa mesatarja e të vdekurve është 143 persona. Ndërsa, gjatë këtij viti, gjatë periudhës janar-nëntor, kanë qenë 81 aksidente fatale, ku si pasojë kanë qenë rreth 103 të vdekur.
Isuf Bajrami nga Qendra urgjente komunale e Prishtinës është shprehur se vetëm në gjashtë mujorin e parë ata kanë pasur më shumë aksidente.
Bajrami: Gjysma e atyre që vdesin në rrugë janë pjesëmarrës aktiv në komunikacion
Video:
“Gjysma e atyre që vdesin në rrugë janë pjesëmarrës aktiv të komunikacionin, biçiklist, këmbësor. Nëse nuk merren masa paraprake, pritet që deri në vitin 2030, aksidentet në trafikun rrugor të radhiten në vendin e shtatë në ranglistën e shkaqeve kryesore të vdekjeve… Gjatë aksidenteve në trafik shkaktohen dhe pasoja ekonomike që shpesh herë po anashkalohen, do të thotë shpenzimet janë enorme”, shtoi ai.
Për drejtorin e Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ky fenomen është një fatkeqësi që çdo ditë e më shumë po merr jetë njerëzish. Sipas tij, fokusi kryesor përveç qendrës urgjente dhe ruajtjes së shëndetin të njeriut, është t’i kushtojnë rëndësi shpëtimtarëve, pasi ata janë personat e parë që kanë kontakt me të lënduarit.
Lenjani: Qëllimi kryesor i shërbimeve emergjente është ta ruajnë shëndetin e njeriut
Video:
“Policia e Kosovës dhe Shërbimet emergjente gjithmonë janë të goditur, qoftë në dy aspektin pozitv dhe negativ… Shërbimet emergjente janë shërbime në nivel vendi që ofrojnë kujdes ndaj të sëmurëve, të lënduarve dhe të helmuarëve. Qëllimi kryesor i shërbimeve emergjente është që ta ruajn shëndetin, ta trajtojnë në vendin e ngjarjes, ta stabilizojnë, ta paketojnë dhe pas paketimit me kujdes mjekësor ta transferojnë deri në spitalin më të afërt”, përfundoi Lenjani.
Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën katër persona në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Të tjera
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...