Siçili, stuhia-ciklon lë dy të vdekur teksa përmbyt Catanian e rrethinat
Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 27 October 2021
Stuhi të fuqishme goditën sot jugun e Italisë për ditën e tretë radhazi duke përmbytur plotësisht disa pjesë të ishullit të Siçilisë.
Pamje dramatike vinin nga qyteti i Catania ku uji vërshonte mes rrugëve të përmbytura.
Meteorologët thonë se lindja e Siçilisë po goditet nga një stuhi e rrallë mesdhetare që po njihet tashmë si “Medi-urragan”.
Mbrojtja civile e Italisë ka lëshuar paralajmërime për mot të rëndë për rajonin e Siçilisë dhe atë fqinjë të Kalabrisë.
Agjencia paralajmëronte rrezik ndaj jetës dhe pronës prej shirave të rënda, stuhive dhe erërave të forta.
Kryebashkiaku i Catania, Salvo Pogliese, tha se lindja e Siçilisë priste evente të rënda e intensive të motit.
“Nxis të gjithë popullatën të mos dalin nga shtëpitë përveç rasteve të emergjencës, pasi rrugët janë përmbytur nga uji”, shkruante ai në rrjetet sociale.
Mediat vendase raprotonin ser një burrë 53-u gjet i vdekur poshtë një makinë pas vërshimit të ujërave në qytezën Gravina, në veri të Catania.
Vdekja e sotme vinte pas asaj të një burri 67-vjeçar të gjetur pa jetë të hënën. Grupet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për një grua 54-vjeçare, e cila ishte marrë nga furia e ujërave bashkë me burrin e saj, i cili kishte arritur të shpëtonte në qytezën e Scordia, gjithashtu pranë Catanias.
Shirat kanë dëmtuar pjesë historike të Catania, duke kthyer rrugën Via Etnea në një liqen ujërash.
Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar në rajon dhe shkollat janë mbyllur në qytet, si dhe ne qytezat fqinje.
E përditshmja La Repubblica tha se përmbytjet kishin detyruar evakuimin e disa ndërtesave të spitalit Garibaldi në Catania.
Të tjera
-
Rohde: Gjermania mbetet e përkushtuar për ta mbështetur KFOR-in
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania mbetet e përk...
-
Basha në Beograd kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij në Nënkomitetin ...
-
Deputetja Fjolla Ujkani zhvillon një takim të rëndësishëm në kuadër të Procesit të Berlinit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjo...
-
Dy paqeruajtës të OKB-së plạgosen nga një sụlm izraelit në Liban
Dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë plagosur të premten nga një sulm ...
-
Abazi për porositë e Kasanof: S’ka ndonjë ndryshim nga qëndrimet e Escobarit
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka komentuar vizitën e t...
-
FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar
Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në ven...
-
Buzhala e paditë për shpifje ministrin Sveçla
Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për ...
-
Komunikimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Edita Tahiri: Turp kombëtar
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri i ka q...
-
Hovenier falënderon Kasanof për vizitën në Kosovë, përmbledh takimet dhe diskutimet që zhvilloi Emisari këto dy ditë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Dardan Molliqaj konfirmon publikisht këtë çështje për biseden e Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radojiçiqit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se do të ketë një aksion lidhur ...
-
EKSKLUZIVE: Dardan Molliqaj shpalos detaje tjera për mos pjesëmarrjen në zgjedhje
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shprehur bindje...
-
Kosova ndan 200 mijë euro për Bosnje Hercegovinën pas dëmeve nga vërshimet
Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për të prekurit në Bosnje Her...