Lajme

Sibel Halimi për testin “Pisa 2022”: Qeveria Kurti i ka kontribuar këtij dështimi

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 05 December 2023

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit PISA, ku sipas tij, Kosova është ranguar më keq se në vitin 2014 e 2018.

Halimi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rezultatet janë dëshpëruese.

Tutje ajo ka thënë se shumë më mirë ka dal Ukraina e cila është gati që dy vite në luftë.

-Advertisement-

“Qeveria Kurti vetëm sa i ka kontribuar këtij dështimi duke mos nisur asnjë reformë domethënëse si dhe duke humbur shumë orë mësimi me grevat që mund të shmangeshin”.

Postimi i plotë i Sibel Halimit:

Poshtë e më poshtë në PISA

Rezultatet më të fundit të Kosovës në testin PISA janë dëshprëruese! Në matematikë, shkencë e lexim, nxënësit tanë renditen në fund, në një rang me vende si Kamboxhia e Uzbekistani.

Shumë më mirë se ne qëndron madje edhe Ukraina që është gati që dy vite në luftë?!

Prandaj një vend që nuk e ka sistemin arsimor të etabluar, vështirë të prosperojë, ngase analfabetizmi funksional derivon shumë ngecje tjera shoqërore, si mungesë zhvillimi eknomik e inflacion galopant si dhe vetëdije e ultë për shtetin.

Për më tepër, Qeveria Kurti vetëm sa i ka kontribuar këtij dështimi duke mos nisur asnjë reformë domethënëse si dhe duke humbur shumë orë mësimi me grevat që mund të shmangeshin.

Ky rezultat duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për institucionet, që të merren më seriozisht me këtë sektor përcaktues për të ardhmen e të rinjve dhe vet shtetit tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera