Lajme

Sibel Halimi: Familja kosovare sot është e braktisur nga përkujdesja institucionale

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 15 May 2022

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi sot kur po shënohet Dita Ndërkombëtare e Familjes ka thënë se familja kosovare ka nevojë emergjente për përkujdesje shtetërore.

Përmes një shkrimi në Facebook, Halimi ka shkruar se politika përfundimisht duhet të ndërgjegjësohet në zhvillimin dhe mbrojtjen e saj.

Postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

Nga familja jetësohet njeriu si qenie e barabartë dhe e lirë. E drejta për të krijuar familje, për t’u ndier i/e barabartë brenda saj është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të hapur.

Kuptimësia në realizimin e funksionit të saj arrihet vetëm atëherë ku secili/secila ndihet i/e sigurt, pavarësisht moshës, pozitës e gjinisë. Familja kosovare ka nevojë emergjente për një përkujdesje shtetërore, të ndihmohet në lehtësimin e vështirësive që po i dalin çdo ditë.

Sot, shumë familje ndihen të braktisur nga një përkujdesje e si rrjedhojë është shndërruar në një strehë të diskriminimit, pabarazisë e dhunës.

Familja duhet të ri konceptohet, në mënyrë që ajo të mos stigmatizohet, nga vlerat dominuese. Politika përfundimisht duhet të ndërgjegjësohet në zhvillimin dhe mbrojtjen e saj. Përtej retorikës, fundja familja është vendi ku nis jeta dhe merr kuptim liria personale!
Urime Dita Ndërkombëtare e Familjes!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera