Lajme

Sibel Halimi: E turpshme neglizhenca e pushtetarëve karshi policëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 21 December 2022

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, është shprehur se Policia e Kosovës është duke punuar në kushte të këqija dhe kjo gjë është duke u neglizhuar nga pushtetarët.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Halimi ka përmendur kushtet të cilat nuk kanë të plotësuar policët e Kosovës ndërsa po rrezikojnë jetën çdo ditë.

“Është tërësisht e papranueshme, që policët e Kosovës të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë; e nuk kanë as sigurime shëndetësore; dalin në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar; tani të vuajnë për gjëra edhe më bazike se këto. Nuk ka kurrfarë arsyetimi lënia e policëve të izoluar, pa ushqim, e të detyrohet EULEX-i për t’iu derguar rroba e ilaqe.”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Halimi thekson se janë heronj, vetëm sa për t’u fotografuar dhe pastaj i anashkalojnë.

“E turpshme kjo sjellje e kjo neglizhencë e pushtetarëve karshi policëve që prej dy javësh vuajnë pasojat e popullizimit të partisë në pushtet.”, ka përfunduar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera