Sport

Si votuan gjyqtarët në meçin Joshua – Takam

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 29 October 2017

Anthony Joshua është konfirmuar kampion i botës në peshat e rënda në boks, duke mbrojtur titujt IBF dhe WBA, pasi ka mposhtur boksierin Carlos Takam.

Joshua dominoi meçin që nga fillimi e deri në fund, duke detyruar gjyqtarin të ndërpresë meçin.

Pavarësisht se nuk ishin të nevojshme pikët e gjyqtarëve, ata deri në raundin e nëntë kishin shkruar pikët e tyre, ku favorit ishte Joshua.

-Advertisement-

Gjyqtari Amerikan i kishte dhënë pikët maksimale Joshua në nëntë takime, ndërsa gjyqtari polak dhe ai britanik i kishin dhënë vetëm një raund Takam e tetë Joshuas.

Ron McNair (SHBA) – Joshua 90-80 Takam, Pawel Kardyni (Poloni) – Joshua  89-81 Takam, Michael Alexander (Britani e Madhe) – Joshua 89-81 Taka.

Kjo ishte fitorja e 20 në 20 meçe deri më tani në karrierë për Joshuan, që të gjitha të përfunduara para kohe. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera