Lajme

Si vendi me 97 milionë banorë nuk pati asnjë viktimë të COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 01 June 2020

Kur bota pa nga Azia për shembuj të suksesshëm në trajtimin e koronavirusit, vëmendja u përqendrua në Korenë e Jugut, Taivanin dhe Hong Kong-un.

Por është dhe një tjetër histori suksesi e papërfolur, Vietnami.

Vendi me 97 milionë njerëz nuk ka raportuar asnjë vdekje të shkaktuar nga koronavirusi dhe të shtunën konfirmoi vetëm 328 raste, pavarësisht kufirit të gjërë me Kinën dhe pritjen e miliona vizitorëve kinezë çdo vit.

-Advertisement-

Kjo besohet të jetë pasi Vietnami filloi përgatitjet për pandeminë shumë më herët se sa autoritetet kineze apo OBSH të konfirmonte se koronavirusi mund të transmetohej nga njeriu te njeriu.

Në fillim të janarit u bëheshin teste temperature vizitorëve nga Wuhan në aeroport dhe personat me ethe izoloheshin dhe monitoroheshin nga afër.

Në mes janari, karantina u forcua në pika kufitare, porta aeroporti dhe porte detare.

Ditën që ndoqi rastet e para të konfirmuara me COVID-19, Vietnami anulloi të gjitha fluturimet për në ëuhan dhe prej tij. Vietnami mbylli më pas çdo fluturim me Kinën, ndaloi vizat e qytetarëve kinezë dhe mbylli shkollat e universitetet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera