Lajme

Si vdiq 35 vjeçari nga Shqipëria që punonte në Han të Elezit

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 20 January 2020

Ngjarje e rëndë në Han të Elezit. Një punëtor bie nga 40 metra lartësi në një rezervuar dhe humb jetën

Kishte ardhur nga Shqipëria për të punuar në Kosovë.

Por, e hëna doli të jetë tragjike për 35 vjeçarin.

-Advertisement-

Ai derisa ishte duke punuar në fabrikën e çimentos “SHARRCEM” në Han të Elezit, dyshohet që ra nga një lartësi prej rreth 40 metra në njërin prej këtyre rezervuarëve.

T7 ka provuar të marrë një deklaratë nga fabrika në fjalë që ndodhet pak metra nga kufiri me Maqedoninë e Veriut, por të njëjtit për vdekjen e punëtorit të tyre, zgjodhën të heshtin.

Për vdekjen e shtetasit të Shqipërisë, askush nga kompania nuk ka pranuar të flas para kamerës, me arsyetimin që këtu nuk ndodhen drejtuesit dhe menaxhmenti i kësaj kompanie.

Ndërkohë, vdekjen e 35 vjeçarit e kanë konfirmuar edhe në stacionin policor të Ferizajt.

“Rreth orës 10:45 policia është njoftuar për një rast një punëtor i cili ka qenë duke i kryer disa punë në fabrikën e çimentos në Han të Elezit, në rrethana ende të panjohura ka rënë në brendësi të sillosit, nga lartësia 40 metra. Policia ndihma e shpejtë kanë dalë në vend të ngjarjes, pasi njësiti emergjent e kanë tërhequr trupin, mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, thotë Agim Gashi, Zëdhënës në Policinë e Ferizajt.

Sipas Gashit, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkaq policia rastin po e trajton si “Hetim mbi vdekjen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera