Lajme

Si u zbulua rasti i parë me Covid-19 në Gjermani? Tregon mjeku shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 06 June 2020

Kardiologu shqiptar në Gjermani Ardian Mustafai ka thënë për Front Online se rasti i parë me Coronavirus në këtë shtet është detektuar në janar të vitit 2020.

Në djalë i moshës së re që kishte pasur kontakt me një shtetase kineze, ishte rasti kur shteti gjerman filloi me implementimin e masave të nevojshme për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

“Sars Cov2, është i njohur që nga viti 1965. Atë kohe e ka shkaktuar flamën e zakonshme. Ky virusi që është tani është një nënlloj i këtij virusi. Për të parën herë në janar të këtij viti, është detektuar te një djalë i moshës së re i cili kishte pasur kontakt me një shtetase kineze këtu në Gjermani. Dhe menjëherë ky djalë është vendosur në karantinë. Dhe, që atëherë Gjermania me shpejtësi të lartë i ka marrë të gjitha masat e nevojshme”, u shpreh Mustafai për Front Online.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera