Lajme

Si u ther me thikë i mituri në Deçan nga bashkëmoshatari i tij, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 09 August 2022

Më datë 08 gusht 2022 rreth orës 14:40, Policia është informuar për njё rrahje nё fshatin Shaptej – Deçan.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se dy (2) persona nga i njëjti fshat (tё mitur), janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes njëri ёshtё dërguar nё emergjencë për tretman mjekësor.

Sipas viktimёs deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe ne njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë (brisk) viktimën.

-Advertisement-

I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs ne drejtim tё panjohur.

Pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera