Si u shpërblye frizeri i Kurtit e Haxhiut: Detaje nga emërimi i gruas së tij në Ministrinë e Drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 07 February 2023
Armend Gashi është kthyer në një frizer tejet të njohur në Prishtinë. Në fakt ai famën e madhe e mori kur ishin publikuar fotografi teksa ai e rregullonte kryeministrin Albin Kurti.
Gashi dhe salloni i tij “Vogue Hair” përveç Kurtit, ia rregullon flokët edhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Madje, kjo e fundit u kthye edhe në marketing për këtë sallon.
Kjo afërsi e frizerit Armend Gashi me pushtetin duket se u shpërblye. Bashkëshortja e Armendit, Brikena Kelmendi-Gashi është punësuar në Ministrinë e Drejtësisë.
Kelmendi-Gashi nga gjysma e janarit po punon në Divizionin për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale. Një nga divizionet më të rëndësishme në MD.
Në vendimin e siguruar nga Demokracia shihet se vendimi është nënshkruar nga ministrja Haxhiu. Në këtë divizion nuk hapet asnjëherë konkurs, pasi ministri vendos për emërimin e personave të caktuar.
Kontrata e saj vlen deri më datë 10.01.2024.
Për punësimin e gruas së frizerit të Albulena Haxhiut në ministrinë që kjo e fundit drejton, Nacionale kishte mësuar tash e disa ditë. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë nuk kishte kthyer përgjigje dhe në pamundësi të verifikimit, artikulli nuk ishte publikuar.
“Bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, kërkojmë nga ju të na ofroni emrat e zyrtarëve që punojnë në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara”, kishte pyetur Nacionale Ministrinë e Drejtësisë.
Nacionale muaj më parë gjithashtu kishte raportuar se disa zyrtarë në këtë Divizion, janë pa verifikim nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Kush është Armend Gashi?
Armend Gashi është frizer i kryeministrit e ministres së Drejtësisë. Të paktën për këta dy zyrtarë të lartë të pushetit dihet.
Gashi para tre vjetësh kishte aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Në një emision televiziv madje, Gashi nuk hezitonte t’i jepte arsyet për aderimin në VV.
Gashi thoshte se një ndër arsyet pse e ka marrë këtë vendim është se dëshiron të dijë më shumë se çka ndodh në vend.
Duhet të vetëdijesohemi se çka po ndodh në vend, kjo është një ndër arsyet që m’ka shty me marrë këtë hap”, tha ai në Debat Plus.
Tutje, ai thoshte se populli ka nevojë për një ndryshim dhe nuk do të jetë në listën për deputet.
Gashi nuk ka hezituar që vazhdimisht të publikonte fotografi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Madje, shpesh edhe të buzëqeshur nëpër këto shkrepje.
Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti njëherësh jurist, Durim Berisha, ka thënë se Vetëvendosja do ta marrë dënimin nga votuesit për këto punësime.
“Keqpërdorimi i pushtetit për t’rehatuar miq dhe familjarë nëpër vende pune në sektorin publik është rregulli i secilës parti politike në Kosovë. Punësimi meritor do te ishte përjashtim në Kosovë. Mirëpo çmimi i këryre veprimeve paguhet në ditën e zgjedhjeve. Lëvizja Vetëvendosje! nuk e ka kuptuar se vota për ta ka qenë (mos)votë ndëshkuese për partitë që kanë qeverisur para tyre dhe jo votë e militantëve. Të njëjtit votues do i ndëshkojnë edhe pushtetarët aktual për dështimin e përmbushjes së ndryshimit të premtuar: drejtësi dhe vende pune. Nejse, vende pune për miq dhe dashamirë po ka, por jo për meritorët”, ka thënë Berisha për Nacionalen.
Divizioni me ‘dallavere’
Divizioni për mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, është një nga më të rëndësishmit në Ministrinë e Drejtësisë.
Nacionale muaj më parë kishte raportuar se disa zyrtarë në këtë divizion punojnë pa verifikim nga Agjencia Kosovare për Inteligjencë. Procedura për verifikimin e zyrtarëve merr kohë deri në 3 muaj. Nuk dihet nëse është zbatuar edhe në rastin në fjalë.
Në kundërshtim me ligjin kishte dalë se po punojnë dy zyrtare, në Divizionin për Mbrojtjen Juridike dhe Përkrahjen Financiare që po akuzohen nga Gjykata Speciale në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. Gazeta Nacionale kishte mësuar se dy të punësuara në këtë divizion ende nuk e kanë marrë verifikimin nga Agjencia Kosovare e Intelegjencës, gjë e cila është e paraparë me Ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë. Ato nuk ishin pajisur me këto verifikime, pavarësisht se tash e disa muaj po punonin në këtë divizion tepër të rëndësishëm.
Fillimisht dokumentet dhe informacionet në kuadër të këtij divizioni kanë qenë të kalsifikuara si sekrete. Por, pas ardhjes në pushtet të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, ato janë kthyer në konfidenciale. Megjithatë, qoftë si sekrete, qoftë si konfidenciale, për të pasur qasje në këto informacione, të puënsuarit sërish duhet të kenë leje nga institucionet e sigurisë, më saktësisht sipas ligjit është e përcaktuar që institucioni për verifikim është Agjencia Kosovare për Inteligjencë.
Të tjera
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...
-
Zelensky: Forca e Trumpit mund t’i jap fund luftës në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur në lidhje me presidentin e z...
-
Vidhet një zinxhir ari në vlerë të 500 eurove në një argjendari në Prizren
Dyshohet se është vjedhur një zinxhir ari me vlerë rreth 500 euro në një argj...
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...