Fun & Video

Si u rrëzua helikopteri, pamje nga aksidenti tragjik i Kobe Bryant-VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 27 January 2020

Video që gjeni më poshtë tregon pamjet e aksidentit tragjik që i mori jetën ish-basketbollistit legjendar, Kobe Bryant.

Në to shihet avioni teksa rrotullohet disa herë në ajër, para se të rrëzohej rreth 40 milje në veri-perëndim të Los Angelesit.

Si pasojë e rrëzimit të helikopterit privat të legjendës së NBA, “Sikorsky S-76”, humbi jetën sportisti 41 vjeçar, vajza e tij 13 vjeçe Gianna dhe shtatë persona që udhëtonin me ta.

-Advertisement-

Shefi i zjarrfikësve të Los Angeles, Tony Imbrenda, deklaroi se fatkeqësisht nga përplasja nuk ka asnjë të mbijetuar.

Legjenda e basketbollit, Kobi njihej me nofkën “Mamba e Zeza”, për shkak të stilit të tij të lojës.

Ai zyrtarizoi tërheqjen nga basketbolli i luajtur në sezonin 2015-16, në ndeshjen kundër Utah Jazz. Byrant shkëlqeu me ekipin e tij tij Lakers. Për dy dekada ai u bë një ndër basketbollistët më të mirë në botë.

Si u rrëzua helikopteri, pamje nga aksidenti tragjik i Kobe Bryant on Vidnews.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera