Si u përgatit sulmi kundër KFOR-it?
Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 09 June 2018
Ushtarët e KFOR-it duke marrë pjesë në një ushtrim për t’iu kundërpërgjigjur trazirave. 13 prill, 2017
Shpërndaje
Print
Dy personat e dyshuar se planifikuan t’i sulmonin ushtarët e KFOR-it ishin duke bashkëjetuar që një kohë të gjatë, thuhet në arsyetimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës që binden gjykatën t’i dërgojnë të dyshuarit në paraburgim për një muaj.
I dyshuari me inicialët G.SH., 26-vjeç ka shtetësi belge, por ka lindur në Kosovë. Ai ka udhëtuar disa herë muajt e fundit nga Belgjika në Kosovë, ku sipas Prokurorisë edhe ka bërë planifikimet për të kryer sulme ndaj ushtarëve të NATO-s.
Prokuroria nuk ka treguar nëse sulmi ishte i drejtuar ndaj ndonjë shteti të veçantë që ka ushtarë në Kosovë.
Të dy të dyshuarit u arrestuan të mërkurën pasi Policia kishte përgjuar telefonat e tyre dhe kishte dëgjuar biseda se ata ishin duke përgatitur sulme.
“I dyshuari mashkull i ka kërkuar të dyshuarës, më të cilën bashkëjeton, të përgatisin së bashku akte terroriste në territorin e Kosovës, që të bëjnë sulm vetëvrasës me materie eksplozive të vendosur në automjet kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe vende tjera të frekuentuara me qytetarë e duke planifikuar edhe furnizimin me armë të zjarrta dhe materieve eksplozive, me qëllim të kryerjes së aktit terrorist”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë Speciale të cilën e posedon Radio Evropa e Lirë.
I dyshuari po ashtu ka “ka planifikuar përgatitjen e akteve terroriste në Belgjikë dhe në Francë meqë është edhe shtetas belg duke planifikuar sulm vetëvrasës në vende të frekuentuara me qytetarë”.
Çifti do të qëndrojë në paraburgim për një muaj derisa gjykata të merr ndonjë vendim tjetër. Avokatët e të dyshuarve nuk i kanë pranuar dyshimet e Prokurorisë dhe kanë kërkuar lirimin e tyre.
Mbetet e paqartë nëse të dyshuarit i përkasin ndonjë grupi ekstremist apo kanë qenë duke vepruar të vetëm.
Një hetues i Policisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Policia po bën hetime intensive dhe nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe persona të tjerë të arrestuar lidhur më këtë rast.
Mbi 300 persona nga Kosova kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, duke përkrahur grupin militant Shteti Islamik.
Mbi 70 kosovarë janë vrarë atje dhe shumë të tjerë mbesin në Lindje të Mesme.
Policia ka arrestuar dhe dënuar shumë persona në Kosovë, të dyshuar se kanë planifikuar sulme terroriste, mirëpo deri më tash asnjë sulm i tillë nuk ka ndodhur.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...