Lajme

Si u përballën mantelbardhët me pandeminë në mungesë të stafit dhe barërave për COVID-19

Autori: H. Smajli 10:24 | 13 September 2021

Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë u përballën me probleme të ndryshme që nga shfaqja e virusit COVID-19 në vend.

Mungesa e stafit, mungesa e pjesërishme e barnave dhe puna me orar të zgjatur janë vetëm disa nga problemet me të cilat janë përballur këto qendra tash e më shumë se një vit qëkur është përhapur pandemia COVID-19.

Në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus, Drita Peqani – Gashi, specialiste e mjekësisë familjare në QKMF-në në Prishtinë ka treguar se punonin deri në 12 orë e edhe në qendrat e tjera kudo që kishte nevojë.

-Advertisement-

“Për barëra mund të them që relativisht po, kemi qenë të pajisur mirëpo ndonjëherë pacientët është dashtë edhe t’i blejnë ato, ndërsa kemi pasë mungesë të stafit, për shkak se kemi qenë të angazhuar edhe në qendrat tjera, në QMF-të tjera, qendrën për COVID, në objektin për karantinë por thuajse kemi qenë mirë dhe e kemi ndryshuar edhe orarin kemi punuar nga 12 orë”, ka thënë ajo.

Ndërsa edhe infermierja, Fatmire Bugaqi, në QMF-në numër VI, në Bregun e Diellit në kryeqytet ka folur për rritjen e numrit të rasteve sidomos në dy muajt e verës dhe problemet që patën për ti trajtuar të gjithë ata pacientë që kërkonin ndihmë mjekësorë.

Ajo ka treguar se në fillim iu mungonte hapësira për ti trajtuar këto raste, kishin mungesë të disa barërave e probleme të tjera.

Në vazhdim mund të ndiqni emisionin dhe storiet e realizuara për punën e QMF-vë në Prishtinë./Gazeta Infokus/ 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera