Lajme

Si u infektua kosovari i parë me koronavirus?

Autori: H. Smajli 09:51 | 07 July 2020

Kosovari i parë i infektuar me koronavirus është 77 vjeçari Mhill Martini nga fshati Stubëll i Komunës së Vitisë.

Edhe pse zyrtarisht rasti i parë ishte 20 vjeçarja me nënshtetësi italiane e cila punonte në një Organizatë në këtë komunë, kosovari i parë i infektuar e që pas tij u infektua edhe e gjithë familja është Mhill Martini.

Fokus Story që është prodhim i Gazetës inFokus ka realizuar një intervistë me dy të moshuarit e familjes Martini të cilët ishin të parët që u prekën nga virusi COVID-19.

-Advertisement-

Mhill Martini tregon se me 5 mars kishin ardhur nga Italia në Kosovë ndërsa me 12 mars kishte dalë pozitiv dhe ishte shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK.

“Me 5 kam ardh prej Italisë me të 12 kam dal pozitiv dhe jam shtri në Klinikën Infektive në QKUK”, rrëfen 77 vjeçari.

E një javë më pas doli pozitiv edhe gruaja e tij, Drane Martini. Pas saj pizitvë dolën edhe e gjithë familja Martini.

“Unë kam ardh një jave pas këtij, janë ardh me kanë marre, po me kan than qe ti nuk je keq”, tregon Drane Martini.

Mhill Martini në “Fokus Story” rrëfen edhe për simptomat që i pati.

“Kryt, fyti e gjyksi, ligështi, munime, ethe, temperature.., të gjitha”, thotë Martini.

Për këto dhe shumë të tjera ndiqni “Fokus Story” në linkun më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera