Si u bë ylli komunist në Sunny Hill temë debati në Tiranë?
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 29 August 2022
Vikendi i fundit i muajit gusht të këtij viti, e gjeti Tiranën si nikoqire të një prej festivaleve më të mëdha ndërkombëtare të muzikës – Sunny Hill Festival.
Atje performuan artistë lokalë e ndërkombëtarë, nga ku u shpërndanë shumë fotografi e video nëpër rrjetet sociale, shkruan Klan Kosova.
Mirëpo jo të gjitha pamjet që u shfaqën në ekranin masiv të Sunny Hill Festival, u mirëpritën nga audienca në Tiranë.
Madje njëra që ngjalli reagime të shumta ishte videoja ilustruese e këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar” nga grupi kosovar “Asgjë sikur dielli”.
Derisa ky bend po peformonte në skenë, mbrapa tyre u shfaq flamuri kombëtar me një yll komunist sipër shqiponjës dykrenare, gjë që mori kritika të shumta se si një imazh i tillë shfaqet në një vend që ende nuk i ka shëruar krejtësisht plagët e shkaktuara të komunizmit.
Ishte deputeti nga opozita shqiptare, Enkelejd Alibeaj, ai i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se “shfaqja e simboleve të komunizmit nuk është diçka e rastësishme në një vend që ka vuajtur gjatë nën diktaturën e instaluar nga komunistët”.
Mirëpo i pari i Tiranës, Erion Veliaj, iu doli në mbrotje artistëve duke thënë se nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste.
“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satire ndaj regjimit! Alban Nimani është dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e tij në Twitter.
Madje këtë cicërimë të Erion Veliajt e ka mbështetur edhe kryeministri Edi Rama duke e shpërndarë atë në llogarinë e tij.
Po ashtu edhe vetë grupi “Asgjë sikur dielli” ka treguar se video klipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” është publikuar në vitin 2005 dhe se nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit.
Sipas këtij grupi, është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.
“Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i përkasim familjeve të persekutuara”.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Ku ka më mirë se me qenë shqiptarë” të realizuar në vitin 2005 nga grupi “Asgjë sikur dielli”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...