Lajme

Si tingëllon kolla nga koronavirusi dhe çfarë temperature kanë të infektuarit

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 29 March 2020

Nëse teshtini shumë, ju rrjedhin hundët apo edhe ju dhemb koka, ju mund të jeni të sëmurë, por me shumë gjasë nuk e keni Koronavirusin e ri.

Në fakt, të infektuarit me këtë virus, di të dalloj nga personi në person, shkruan gazeta inFokus.

Një numër i madh i të infektuarve nuk kanë madje fare simptoma.

-Advertisement-

Mirëpo, disa nga simptomat kryesore të këtij virusi të ri janë kolla e thatë dhe temperatura e lartë e trupit

Kolla që e shkakton koornavirusi është i thatë e nuk dëgjohet tingulli që prodhon sekrecion mukoze në rrugët e frymëmarrjes.

Megjithatë, nuk duhet brengosur nëse kollitja është e herë pas hershme, shkruan gazeta inFokus.

Kolla nga Koronavirusi është e vazhdueshme dhe e pandalshme, e nuk i ngjan kollës së duhanpirësit as për nga tingulli.

E karakteristika tjetër e koronavirusit është temperatura prej më shumë se 37.8 gradë celsius.

Në rast që i keni këto dy simptoma, edhe ju edhe familjarët tuaj, duhet patjetër të qëndroni në izolim shtëpiak 14 ditë. Mirëpo, nëse gjendja ju përkeqësohet dhe zgjat më shumë, duhet të paraqiteni te epidemiologu kompetent apo te mjeku.

Sajti britanik Mirror ka postuar audio-xhirimin në të cilin në prapavijë mund ta dëgjoni kollën e thatë./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera