Si t’i pastroni mushkëritë kur ta lini duhanin
Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 06 February 2019
Lënia e duhanit është hapi i parë drejt shëndetit më të mirë, mirëpo është fakt që pirja shumëvjeçare e duhanit lë pasoja.
Hulumtimi ka treguar që njerëzit e rritur, të cilët kanë ngrënë dy domate dhe më shumë se tri mollë në ditë kanë ngadalësuar efektet negative në mushkëri, në raport me ata të cilët kanë ngrënë më pak artikuj të këtillë.
Shkencëtarët thonë që efektet e përmendura vlejnë vetëm nëse mollët dhe domatet hahen të freskëta.
Për nevoja të këtij studimi, hulumtuesit u janë qasur të dhënave mbi ushqimin dhe funksionimin e mushkërive të më shumë se 650 personave të rritur në vitin 2006, ndërkaq testet e njëjta në të njëjtin grup të vullnetarëve i kanë përsëritur pas dhjetë vjetësh,
Pjesëmarrësit nga Gjermania, Norvegjia dhe Britania e Madhe kanë plotësuar pyetësorët mbi ushqimin dhe është publikuar edhe spirometria me të cilën matet kapaciteti i mushkërive.
Natyrisht janë marrë parasysh edhe faktorët siç janë pleqëria, gjatësia, gjinia, indeksi i masës trupore, statusi socio-ekonomik, aktivitetet fizike.
Dhe rezultatet kanë konstatuar që ekziston lidhja midis ushqimit dhe punës së mushkërive, që është mjaft e dukshme te ish-duhanxhinjtë.
Është zbuluar që te duhanxhinjtë e dikurshëm ushqimi i të cilëve ishte i pasur me domate dhe perime, posaçërisht me mollë, në ata dhjetë vjet ka pasur ngadalësim të rënies së funksionimit të mushkërive.
Kjo do të thotë që ushqimi i pasur me këta artikuj mund të ndihmojë në përmirësimin e dëmit të cilin ia kanë bërë cigaret mushkërive.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...