Lifestyle

Si t’i heqim rrudhat në mënyrë natyrale në kushte shtëpie

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 11 September 2017

Rrudhat janë një nga armiqtë e përbetuar të femrave. Sigurisht që është më mirë të tregohet kujdes për të shmangur shfaqjen e rrudhave të para. Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave, për të shmangur rrudhat. Por këto produkte nuk janë të vetmit.

Në vend që t’i luftoni rrudhat me kremra shpesh të kushtueshëm apo me operacione kirurgjikale, përse nuk provoni produktet natyrale? Është zbuluar që disa produkte ushqimore ndihmojnë për të luftuar rrudhat në mënyrë të natyrshme. Në vazhdim ne po ju sugjerojmë disa metoda të efektshme natyrale:

-Advertisement-

Veza: Ndani të bardhën e vezës në një tas. Masazhojeni këtë përbërje mbi lëkurë dhe lëreni të thahet për të paktën 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. E bardha e vezës përmban vitamina E dhe B, efikase kundër përkeqësimit të membranave qelizore dhe për mbrojtjen nga rrezet ultraviolet.

Vaj i ullirit: Tashmë njihen karakteristikat e vajit të ullirit për të ndihmuar lëkurën të qëndrojë e butë dhe e mbrojtur. Provoni të masazhoni lehtësisht disa pika nga vaji në fytyrë përpara se të shkoni të flini dhe e mbuloni atë me një peshqir të butë.

Masazhi antirrudhë: Merrni pak pambuk, ngjyejeni me tonikun tuaj të fytyrës dhe përdoreni për të masazhuar disa minuta fytyrën tuaj. Përqendrojeni masazhin në zonat kritike për rrudhat si për shembull rreth syve, ballit dhe qafës. Nëse ju dëshironi të shijoni një moment relaksimi, ju duhet të konsultoheni në një qendër shëndetësore ose estetike dhe të përfitoni një trajtim relaksues për fytyrën.

Pemë dhe perime: Pemët e freskëta dhe perimet, në përgjithësi ato me vitaminë A dhe D, ju ndihmojnë për të mbajtur fytyrën të freskët dhe të tonifikuar. Mungesa e vitaminës A, në fakt, është një nga shkaqet e tharjes së epidermës, pra të formimit të rrudhave. Vitamina A stimulon prodhimin e kolagjenit, favorizon rigjenerimin qelizor, ndriçon tonin e fytyrës dhe heq njollat e errëta të formuara nga dielli apo nga mosha.

Lëngu i limonit: Prisni një kokërr limon në gjysmë dhe masazhojeni një pjesë mbi rrudhat e fytyrës. Aciditeti i lëngut të limonit e bën lëkurën më të lëmuar dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave. Nëse e aplikoni të freskët, limoni ndihmon edhe për zbardhjen e njollave të lëkurës falë përmbajtjes së acidit askorbik.

Karota: Karotat janë tejet të rëndësishme për lëkurën e fytyrës suaj. Janë të pasura me vitaminë A, kanë vlera të larta ushqyese dhe i japin jetë fytyrës. Grini në rende një karotë dhe aplikojeni drejtpërdrejt në fytyrë. Lëreni për rreth 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Një metodë tjetër efikase është dhe shpëlarja në mëngjes dhe në mbrëmje e lëkurës me lëng karote. Karota është dëshmuar si një eliminues efikas i rrudhave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera