Fun & Video

“Si të vrasësh burrin?”, e bëri libër: Gruaja, në burg për vrasjen e bashkëshortit!

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 15 June 2022

Për vrasjen shkroi, dhe vrasja po e çon në burg: Një gjykatës në Oregon e dënoi me burgim të përjetshëm shkrimtaren Nancy Crampton Brophy, e cila me sa duket e kishte parashikuar me detaje krimin e saj në librin me titull “Si të vrasësh burrin tënd”.

71-vjeçarja u shpall fajtore për vrasje muajin që shkoi, dhe tani u dha dënimi për gruan, bashkëshorti is ë cilës vdiq nga në plagë e shkaktuar me armë zjarri.

Gjykata doli në përfundimin se ajo e kishte qëlluar në 2018-tën njeriun me të cilin kishte ndarë jetën për 26 vjet me qëllimin të përfitonte 1.5 milionë dollarë nga skema e sigurimeve. Përpara krimit, Crampton Brophy kishte bërë dhe disa botime të tjera, ndërsa në librin që u bë i famshëm përshkruante disa mënyra për të hequr qafe bashkëshortin përshirë armët e zjarrit, thikat, helmin dhe vrasësit me pagesë.

-Advertisement-

I shoqi, Daniel Brophy, ishte një kuzhinier dhe mësues i respektuar në Institutin Kulinar të Oregonit. Gjykatësit nuk e morën për bazë librin si provë në procesin e saj gjyqësor, pasi ai ishte shkruar vite përpara se të ndodhte krimi vërtet.

Por prokurorët nuk patën nevojë për të, sepse vërtetuan se Crampton Brophy kishte pasur motivin dhe mjetet e duhura për të vrarë të shoqin, teksa çifti po përjetonte një periudhë problemesh të mëdha financiare dhe ajo duket kishte menduar të nxirrte ca para nga sigurimi i tiji jetës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera