Lajme

Si të urojmë drejt për festën e myslimanëve, për Bajramin?

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 20 July 2021

Nëse dëshironi të uroni të afërmit tuaj dhe të gjithë të tjerët që ju rrethojnë, atëherë drejt do të duhej që të uroni si më poshtë:
Gëzuar Bajramin!
Me fat Bajramin!
Urime për Bajramin!
Për hair Bajramin! (në popull përdoret shpesh, por shkruhet ngjitur në mënyrë të gabuar “përhajr”)
Gëzuar Bajramin e Kurbanit!
Urime për Bajramin e Kurbanit!
Urime për festën e Bajramit të Kurbanit!
Me fat Bajramin e Kurbanit!
Për hair Bajramin e Kurbanit! (në popull përdoret shpesh, por shkruhet ngjitur në mënyrë të gabuar “përhajr”)

VËREJTJE!
Nuk duhet të përdoren fare:
Përhajr Bajrami!
Urime Bajrami!
Urime Kurban Bajrami!
Urime festa e Kurban Bajramit!
Me fat festa e Kurban Bajramit!
Gëzuar Bajrami!
Gëzuar Kurban Bajrami!

Për këtë çështje, gjuhëtarët kanë shkruar dhe shkruajnë në vazhdimësi. Këto këshilla kanë dhënë gjuhëtarët në faqen mësuesit kosovarë

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera