Disa prej syresh merren me pastrimin, të tjera ndihmojnë fëmijët për t’u përgatitur në shkollë dhe në fund të ditës e ndjejnë veten më të lodhura se më parë. Ndaluni një moment, merrni frymë dhe bëni diçka që ju pëlqen për veten: si për shembull të lyeni thonjtë. Sapo kemi hyrë zyrtarisht në një muaj të ri, kështu që përse të mos i jepni thonjve tuaja jetë duke i lyer me ngjyrat e preferuara.
Por, nëse si gjithmonë e keni me nxitim, gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donit. Thonj të lyer më shumë se duhet, pika manikyri që kullojnë në tapet ose mbi parket si dhe thonjë të patharë që ngjisin në gjithçka që prekni, si për shembull zinxhir panatallonash apo telefon, askush nuk do të dont të gjendej para këtyre të papriturave të këndshme, sidomos kur bëhet fjalë për tharjen e manikyrit.