Si të shpëtoni nga vetullat e holla dhe pa formë
Autori: Gazeta inFokus 19:22 | 05 March 2021
Për vite me radhë, vetullat e holla kanë qenë dëshirë e shumë femrave, mirëpo, tani femrat kanë tendencë të kenë vetulla më të dendura, më të trasha dhe sa më natyrale.Vetullat mund të ndryshojnë të gjithë pamjen e fytyrës suaj. Ndonjëherë nuk jemi as të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë. Disa gjëra nuk mund t’i rregullojmë as me ndihmën e grimit, pa marrë parasysh se sa gjatë kohë tentoni.
Por, nëse vetullat tuaja janë shumë të holla ose vitet e kanë bërë të vetën, shihni trajtimet natyrale për rigjenerimin e tyre.
Pse është i rëndësishëm rigjenerimi dhe kujdesi i vetullave?
Vetullat kanë aftësinë të rriten më shpejt se flokët. Duhet ti mirëmbani dhe trajtoni njëlloj sikur flokët tuaj. Por, ndonjëherë edhe kujdesi i tepërt i tyre si abuzimi me preparate të ndryshme mund ti rrallojë qimet apo ti ngarkoni vetullat me laps.
Edhe në qoftëse nuk keni nevojë të trashni vetullat, këto trajtime janë shumë të dobishme, sepse gradualisht me kohë ushqejnë dhe mirëmbajnë vetullat në formë të përsosur. Me këto trajtime ju detoksifikoni folikulet e qimeve dhe eliminoni toksinat nga lëkura. Mund të bëni edhe piling të butë për forcimin e qimeve. Nuk ju duhet shumë kohë që ti aplikoni këto trajtime, dhe vetullat tuaja pa dyshim do të jenë mirënjohëse.
Përgatitja
Pastroni mirë brushën për vetulla ose brushën e rimelit dhe me të aplikoni përzierjen, kremin apo vajin. Ne ju rekomandojmë tri lloj trajtimesh- çajra bimorë, vajra natyrore si dhe lëvorja e limonit. Është gjithashtu e rëndësishme që të krehni dhe shkurtoni qimet e vetullave një herë në javë.
Çajërat bimore
Për rigjenerimin e vetullave, çaji i gjelbër është i shkëlqyer. Vendosni një lugë gjelle me gjethe jeshile në një gotë me ujë dhe lëreni të vlojë për rreth 15 minuta. Hiqeni nga të nxehtit, mbulojeni me diçka dhe lëreni të ftohet. Merrni një shkop pambuku për veshë dhe lejoni që të përthith ujin e vluar me çaj të gjelbër dhe lyeni vetullën në drejtim të rritjes së qimeve. Aplikoni disa herë kështu dhe mos i shpëlani vetullat. Lëreni që të thahet vetvetiu në mënyrë natyrale. Në këtë mënyrë stimuloni folikulet e qimeve dhe forconi rrënjët. Por, mbani mend se për rezultate duhet të prisni 2 deri 3 muaj.
Vajëra natyrore
Për rigjenerim të flokëve më të mirë janë vaji i bajameve, ullinjve dhe vaj ricini. E njejta gjë vlen edhe për vetullat. Këto vajra ushqejnë qimet dhe forcojnë rrënjët e saj. Depërtojnë në lëkurë, si dhe forcojnë qimet nga brenda. Përdorni një nga këto vajra. Aplikoni vajin dhe krehni vetullat çdo natë para gjumit. Në mëngjes shpëlani dhe pastroni ato. Ky trajtim rekomandohet për këdo që dëshiron ti mirëmbajë vetullat dhe të parandalojë rënien e qimeve.
Lëvorja e limonit
Përzieni dy lugë me lëvore limoni si dhe një lugë çaji vaj ulliri dhe lëreni të veprojë për 5 ditë. Pasi të jetë gati përzierja, aplikoni një sasi të vogël të kësaj përzierje me brushë të vogël ose me gishta. Lëreni për disa orë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni çdo ditë për dy javë rresht dhe do të vëreni mënjëherë ndryshim.
Të tjera
-
Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!
Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë...
-
Sinjalizuesi: Letër shqetësimi kryeministrit Kurti për rastin e përndjekjes së një shërbyesi civil që e denoncoi korrupsionin
Sinjalizimi i një rasti që kishte të bënte me “Faljen e borxheve për Ambalazh...
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...
-
Kurti ‘i dështojnë’ inspektimet, banorët protestojnë për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgje...
-
Pamjet tmerrüese: Dënohet me 15 vite burg arsimtari që püthi nxënësen në Deçan
Me 15 vite burg e asnjëherë më kthim apo ligjërim në shkollë është dënuar, ar...
-
Propozim nga partia e Vuçiqit: Serbia t’i ndërpresë integrimet evropiane
Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) Vlladimir Gjukanoviq ka sugjeruar...
-
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet u...