Si të shpëtoni nga dhimbjet e dhëmbit gjatë natës
Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 30 September 2024
Dhimbjet e dhëmbit janë të tmerrshme, aq më tepër gjatë natës kur mundësia për të hequr mendjen nga dhimbja është thuajse 0. Sidoqoftë, ekzistojnë disa metoda për të reduktuar dhimbjen e dhëmbit derisa të vijë ora për t’u takuar me dentistin.
1. Përdorimi i ilaçeve qetësuese
Gjatë natës, mund të përdorni një ibuprofen, Tylenol për të mbajtur nën kontroll dhimbjet e forta, por mos harroni të merrni dozën që rekomandohet në paketimin e tyre.2. Kompresa të ftohta
Merrni disa akuj dhe vendosini brenda një peshqiri. Më tej afrojeni tek zona e faqes ku ndjeni dhimbje dhe mbajeni për pak. Kompresat e ftohta do t’ju ndihmojnë të qetësohet dhimbja dhe të keni mundësi për të fjetur më lehtë. Përsëriteni këtë për 15-20 minuta një herë në disa orë.3. Ngritja e kokës
Duke ngritur kokën më lart se zakonisht gjatë natës (me dy ose më shumë jastëke) mund të flini më qetë dhe me më pak dhimbje.
2. Shpëlarja me ujë dhe kripë
Uji i kripur funksionon si antibakterial natyral, prandaj përveçse do të ndihmojë dhëmbin të mos infektohet, redukton dhimbjen.
3. Çaj menteje
Një çaj menteje do t’ju ndihmonte përkohësisht të shpëtonit nga dhimbja e dhëmbit gjatë natës. Gjethja e mentes është ka në përbërje të saj veti antibakteriale dhe antioksiduese. Mentoli, ka gjithashtu aftësinë për të zbutur dhe mpirë dhimbjen tek zonat e ndjeshme.
4. Karafili
Jo më kot ju kanë këshilluar të mbani një karafil nëse keni dhimbje dhëmbësh. Karafilin e bluar futeni në ujë derisa të marrë formën e një paste. Më tej vendoseni në dhëmb dhe mbajeni aty derisa të ndjeni që dhimbjet po reduktohen. Kjo metodë nuk është e këshillueshme për fëmijët, pasi mund ta gëlltisin në mënyrë të pavetëdijshme pastën e krijuar me karafil.
5. Hudhra
Falë vetive antibakteriale, hudhra ka fuqinë të vrasë bakteret brenda gojës dhe rrjedhimisht redukton dhimbjen e krijuar. Thjesht duke përtypur një thelpi hudhër ose duke e vendosur pranë dhëmbit të lënduar, do të ndjeni më pak dhimbje. Duke qenë se shija dhe aroma e hudhrës është e rëndë për disa njerëz, kjo metodë s’konsiderohet zgjidhje për të gjithë.
Të tjera
-
Konjufca dhe shefi i KFOR-it flasin për qasjen destabilizuese të Serbisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot n...
-
Konferenca e LDK, Rukiqi: Dënojmë falsifikimin e raportit të ZKA-së për financat publike, ftojmë prokurorinë të hetojë
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi është deklaruar sot li...
-
ZKA-ja deklarohet mbi gabimet e bëra në raportin vjetor të auditimit
Zyra Kombëtare e Auditimit njoftoi se në raportin vjetor të auditimit për vit...
-
Novi Sad: Shkon në 13 numri i të vdẹkụrve nga shembja e stacionit të trenit
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, në adresimin e tij të ...
-
“Edi Rama i padëshiruar në Selanik”, nacionalistët grekë paralajmërojnë protesta
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu rikthye më 26 tetor takimeve me dia...
-
Gjatë fundjavës bien temperaturat, maksimalja 18 gradë
Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ...
-
Kurti takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, flasin për bashkëpunim në shumë sektorë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Bernë nga Kryetari i Kës...
-
QKUK sonte do të mbetet pa ujë për katër orë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se do të ndalet...
-
Haziri: Hyseni i VV-së e bllokoi stadiumin e Gjilanit, prej 7.6 milionë në 15 milionë kosto për renovim, këta do të mbahen mend vetëm se si kanë dashur ta kurdisin tenderin
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar për pr...
-
“Thaçi dhe të tjerët”, ZPS-ja s’do të mbështetet më në dëshmitë e 12 dëshmitarëve
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se në rastin “Thaçi dhe të...
-
Haxhiu pritet nga Spiropali, flasin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u takua sot me kryetaren e Kuvendit ...
-
Murati, Abdixhikut pë koeficientin 150: Humor i pashije – rritja e pagave bëhet veç sa është rritur ekonomia
Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kandidatit për kryeministë...