Lifestyle

Si të shmanget djersitja dhe aroma e keqe e këmbëve

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 04 July 2018

Bartja e mbathjeve të mbyllura gjatë periudhës së verës shkakton djersitje dhe erë të pakëndshme të këmbëve.

Bakteret janë fajtori kryesor për shfaqjen e aromave të pakëndshme, dhe gjëja themelore sigurisht që është higjiena e mirë. Para se të mbathni këpucë të verës, lani mirë këmbët dhe thani mirë. Mos harroni, çdo lagështi është vend ideal për zhvillimin e baktereve,

 

-Advertisement-

 

Për të mbajtur këmbët tuaja të thata pas disa orësh që keni mbathur këpucë, përdorni pudër për këmbët.

Në këpucët me aromë të pakëndshme mund të vendosni një copë letre prej alumini në të cilën më parë derdhni kafen e bluar. Në vend të kafesë ju gjithashtu mund të vendosni një qese filtri çaji ose lëvore portokalli. Ju do të shihni se si do të largohet era e pakëndshme.

Ju mund të vrisni bakteret duke lyer brendinë e këpucëve me një leckë të vendosur në alkool.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera