Si të rrisni kastraveca të freskët në kopshtin tuaj
Autori: Gazeta inFokus
10:18 | 07 March 2018
Kastravecët janë një nga gjërat më të freskëta për t’u ngrënë duke i këputur direkt nga kopshti. Teknikisht një fryt, kastravecët janë shumë hidratues. Ata janë të përbërë nga 95% ujë dhe mund t’iu ndihmojnë për t’u ndjerë mirë dhe të freskët gjatë një dite të nxehtë. Fidanët e kastravecit mund të mbillen jashtë dy javë pas acarit të fundit të pranverës.
Ata e duan diellin e nxehtë, kështu që sigurohuni t’iu bëni vend në një zonë të ndritshme me tokë pjellore dhe të mirë drenazhuar. Mbillni një kulturë të dytë një muaj pas të parës.
Për të mbjellë kastravecat dhe për t’i rritur ata iu duhen së pari fidanët e kastravecave, plehu dhe plehrat organike, mjete të punës me të cilat do të mbillni kastravecat:
1. Përzieni plehrat dhe plehun organik në tokë për ta përgatitur për mbjelljen. Mbillini fidanët e kastravecave në rreshta ose kodrina, duke lënë hapësirë ndërmjet tyre 46-91 cm. Lini hapësirë ndërmet rreshtave 6 këmbë duke i rralluar sipas nevojave.
2. Kastravecat e duan ujin, kështu që sigurohuni t’i ujisni rregullisht. Jepuni atyre 3-5 cm lagështi çdo javë në mënyrë që toka të qëndrojë pak e lagësht gjatë gjithë kohës.
3. Një mënyrë e mirë për të mbajtur të lagësht tokën dhe barërat e këqija mbi tokë është të hidhni gjethe apo materiale të ngjashme rreth bimëve. Kashta vepron si izolues dhe ndihmon për të ruajtur nivelet e lagështisë, pa pasur ujë mbi sasinë e nevojshme.
4. Trangujt janë bimë që duan të ushqehen mjaft, kështu që plehërojini para mbjelljes së fidanëve dhe plehërojini përsëri pasi të lëshojnë lule.
5. Filizat do të fillojë të rriten shumë dhe të përhapen në të gjithë kopshtin prandaj sigurohuni që të kenë hapësirën e mjaftueshme për diçka të tillë. Maksimizoni hapësirën në kopshtin tuaj duke shtuar një gardh apo kafaz për të mbajtur filizat ndërsa rriten dhe zgjaten tepër.
6. Në varësi të kushteve dhe të motit, shumica e kastravecave janë zakonisht gati për t’u vjelë 50-70 ditë pas mbjelljes dhe do të jenë 15-20 cm të gjatë. Ndërsa ju mblidhni kastravecë, ata do të vazhdojnë të prodhojnë fruta të rinj.

T� tjera
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...
-
Një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për ca...
-
Zgjedhjet lokale, presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka ftuar partitë politike, për t’u kon...
-
Imami i fshatit thirrje në varrimin e Arlindës: Boll ma me vrasje të grave, është ligësi, është marri
Imami i fshatit Radac të Pejës ka bërë thirrje të ndalet vrasja e grave në Ko...
-
EULEX dënon ngjarjen në Vitomiricë, po e monitoron nga afër rastin
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka dënuar...
-
Djali i Arlindës shoqërohet për vizitë te tezet dhe dajtë – në shtëpinë ku jetoi me nënën e tij
Djali i Arlinda Zekajt është dërguar për vizitë te tezet dhe dajtë, në shtëpi...
-
U kapën me mbi një kilogram marih*uanë në Bibaj, prokuroria kërkon paraburgim për dy persona në Ferizaj
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj,...
-
Haxhiu në Shkup: Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk pret nd...
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...


































