Si të përmirësoni qarkullimin e gjakut në mënyrë natyrale
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/12/640-0-61bc25b685669-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:32 | 17 December 2021
Qarkullimi i gjakut është tepër i rëndësishëm për shëndetin. Nëpërmjet sistemit të qarkullimit, organizmi furnizohet rregullisht me gjak, në mënyrë që muskujt dhe organet të funksionojnë siç duhet.
Kur qarkullimi i gjakut është problematik, atëherë njeriu mund të përballet me simptomat e mëposhtme:
ADVERTISING
-Rëndesë
-Mungesë energjie
-Ndjesi dhimbjeje të fortë në gishta dhe gjymtyrë
-Mpirje të trupit
Për fat të mirë, ka disa metoda të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut, të cilat do t’i mësoni në artikullin e mëposhtëm.
Si Funksionon Qarkullimi i Gjakut
Zemra pompon gjak të pasur me oksigjen që i dërgohet trurit, mëlçisë, veshkave, stomakut dhe muskujve. Gjaku që dërgohet në këto organe rikthehet në zemër. Gjaku që nuk ka oksigjen të mjaftueshëm lëviz nëpër vena dhe drejt e në zemër. Nga aty, shkon në mushkëri ku merr oksigjen të pastër. Ky cikël përsëritet kur gjaku i pasur me oksigjen rikthehet në zemër nga mushkëritë dhe pompohet sërish për në të gjithë organizmin. Disa nga ushqimet më të mira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut janë:
Speci i Kuq
Speci i kuq pluhur përmban kapsaicinë, një substancë që rregullon nivelin e kolesterolit, pastron enët e gjakut dhe vetë atë. Këtë erëz mund ta përdoni në disa gatime, supa dhe lëngje. Një i tillë ka të bëjë me përzierjen e lëngut të tre limonëve, dy gotave me ujë, një luge gjelle me mjaltë dhe dy lugë çaji me spec të kuq pluhur. Lëngun futeni në frigorifer dhe servireni. Pini një ose dy gota në javë.
Fërkimi i Trupit
Fërkimi i trupit me një furçë të butë por të thatë përmirëson paraqitjen e lëkurës, rrit furnizimin e gjakut, u jep qelizave më shumë oksigjen dhe përmirëson qarkullimin. Blini një furçë druri të butë dhe bëjini trupit masazh me lëvizje rrethore. Bëjeni masazhin dy herë në javë. Ky masazh është i dobishëm kundër celulitit dhe eliminon qelizat e vdekura.
Banjë Me Ujë Të Nxehtë Dhe Të Ftohtë
Banjat me ujë të nxehtë dhe të ftohtë përmirësojnë qarkullimin. Uji i ftohtë kontrakton enët limfatike ndërsa uji i ngrohtë i zgjeron ato. Alternimi mes të dyjave përmirëson qarkullimin në enët e gjakut. Rekomandohet që të alternoni dushin mes ujit të ftohtë dhe atij të nxehtë për çdo pesë minuta.
Kërcimet në Ajër
Kërcimi në ajër përmirëson qarkullimin dhe shpërndarjen e mirë të gjakut në të gjithë në organizmin. Qëndroni drejt me duart e lëshuara në anë. Këmbët mbajini të veçuara por në drejtim paralel me shpatullat. Përkulini gjunjtë dhe hidhuni sa më lart në ajër. Në të kundërt mund të përdorni një litar. Për një qarkullim efikas duhet të kërceni çdo ditë 30 herë me intervale të shkurtra.
Rekomandime Të Tjera
Ushqehuni shëndetshëm me perime dhe fruta. Pini 1.5 deri në 2 litra ujë në ditë, por mos e teproni nëse e shihni që fryheni. Konsumoni ushqime të pasura me fibër që ulin kolesterolin, vitaminë C dhe E. Mos u stresoni shumë. Hani më shumë hudhër. Mjaftojnë disa ndryshime dhe do të ndiheni plot gjallëri dhe me një qarkullim të mirë të gjakut./AgroWeb
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/Universum-cover-4-korrik-600x3601-1.png)
Të tjera
-
Ky është mërgimtari kosovar që dyshohet se vdiq në Valbonë, ishte 25 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Valbonë Një i ri dyshohet se ka humbur...
-
Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Kurti merr pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kult...
-
Ftesa e presidentes, flasin nga AAK
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, i ka dërguar letër ...
-
Ftesa për datën e zgjedhjeve, PDK do ta shprehë qëndrimin e saj në takim me Osmanin më 31 korrik
Partia Demokratike e Kosovës është deklaruar rreth ftesës së presidentes Vjos...
-
Gara në Ujman, Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca jonë më e madhe
Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profi...
-
Situata me zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, teksa aktive janë e...
-
Hoti i quan kontradiktore matjet e Pulsit Publik: Dëshmojnë vetëm propagandën e Qeverisë
Deputeti i LDK’së, Avdullah hoti, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të...
-
Kurti publikon pamje nga pritja që u bëri Macron në Pallatin Elysee, takohet me Scholz e liderë të tjerë
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar pamje nga pritja që u ka bërë President...
-
“25% të kohës në të pame”, Kryeziu i kundërpërgjigjet Demit pas matjeve se si e kalon Kurti kohën
Anëtar i shoqërisë civile, Agron Demi, dje publikoi në profilin e tij një sta...
-
Zhduket një punëtor pakistanez në Kosovë
Një punëtor pakistanez është raportuar si i zhdukur në rrethana ende të paqar...
-
Selmanaj për Kurtin e VV-në: Shpallin tradhtarë këdo që mendon ndryshe
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Driton Selma...