Si të përmirësoni kujtesën me ushqime? Lista që ju duhet
Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 27 November 2020
Shumë njerëz ankohen se kanë një memorie të dobët dhe për këtë ekzistojnë arsye të ndryshme. Por kjo nuk do të thotë që t’ia lëmë fajin moshës. Të mendosh se nuk mund të bësh asgjë për të përmirësuar situatën, është e gabuar. Neuro-transitorët (qelizat e trurit) janë përgjegjësit për tejçimin e informacioneve në të gjithë trupin, si dhe për lëvizjet motorike të tij.
Nëse ju ndodh që të bllokoheni në mes të fjalisë, me siguri që njëra nga këto qeliza nuk ka funksionuar siç duhet. Në të shumtën e rasteve kjo ndodh si pasojë e një ushqyerje jo të duhur. Siç rezulton në të shumtën e rasteve, duhet të kemi kujdes ato çfarë hamë.
Ushqimet që Ndikojnë në Memorie
Disa vlera ushqimore të veçanta të cilat sipas të dhënave të Agroweb.org ndihmojnë në një memorie më të fortë janë:
• Magnezi i cili ushqen trurin dhe neuro-transitorët. Mund ta gjeni tek midhjet, arroret dhe bishtajoret.
• Vitamina C ndihmon në qarkullimin e gjakut në trup. Të pasura me të janë kivit, domatet, kumbullat, agrumet.
• Vitamina E përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, ushqimet që e përmbajnë këtë janë farat e lule diellit, bajamet, vaji i ullirit, lajthia.
• Zinku mbledh dhe largon substancat toksike nga truri duke i nxjerrë ato jashtë organizmit tonë. Këtë mineral mund ta marrim përmes kërpudhave, drithërave dhe gocave të detit.
• Acidet yndyrore të omega 3 janë shumë të rëndësishme. Nëse në dietën tonë përfshijmë dhe ushqimet e detit, farat e linit, do të marrim një sasi të konsiderueshme.
Shafrani i Indisë
Ajo që vjen si një hyrje e re, në përmirësimin e e memories është Shafrani i Indisë. Dhe pse famën si një super ushqim e mori prej vlerave anti-inflamatore. Shafrani i Indisë ndihmon në reduktimin e pllakave bakteriale, shkaktarët kryesorë të Alzheimerit. Mund ta përfshini fare lehtë në gatimet tuaja, pasi është një erëz me shumë përdorime. Madje mund dhe ta përdorni në lëngjet e frutave të shtrydhura në mëngjes./Agroweb
Të tjera
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...