Kuzhina

Si të përgatisim Sarme

Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 10 March 2021

Përbërsit:

500 gr mish i bluar

1 qepe

-Advertisement-

100 gr oriz

1 karrotë

1 thlep hudhër

Gjethe lakre

melmesa(krip,piper i zi, piper i kuq, vegetë)

Për salcën:

100 ml vaj

1 lugë miell

1 lugë e vogle piper i kuq

200 ml salcë domatesh

Udhëzimet:

E grijmë qepën imët, e fërgojmë në vaj, i shtojmë karrotën e grirë imët, hudhrën e grirë dhe në fund mishin e bluar

E fërgojmë për pak minuta, i shtojmë orizin dhe melmesat sipas shijes.

Gjethet e lakrës i shtrijmë në vend të rrafshtë, i qesim nga një lugë nga mbushja dhe mbeshtjellim.

Sarmet i radhisim në tepsi

Për salcën e qesim vajin në një tigan, pasi të nxehet i shtojmë miellin dhe e fërgojmë për 1-2 minuta

Pastaj i shtojmë piperin e kuq, salcën e domates dhe 200-300 ml ujë.

Këtë masë e shtojme tek sarmet dhe i fusim në furrë të nxehtë 200 gradë për 30-35 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera