Si të përfitoni për kredinë e shtëpisë dhe taksat e makinës
Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 26 September 2017
Qeveria ka në plan të lehtësojë nga taksat familjet e reja që marrin kredi për blerje shtëpie dhe ato që përdorin makina të standardit “euro 5” apo “euro 6” që ndikojnë në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, raporton “Panorama”. Skemat lehtësuese për kredi shtëpie dhe për makinat që ndotin më pak ajrin parashikohen në programin e qeverisë për periudhën 2017-2021. Skema për stimujt financiarë te familjet e reja që blejnë shtëpi me kredi parashikohet të kryhet nëpërmjet uljes së tatimit mbi të ardhurat e pagës, duke llogaritur si shpenzim të zbritshëm interesat e kredisë.
SHTËPITË
Në programin e ri të miratuar nga qeveria parashikohet që familjet e reja që blejnë shtëpi me kredi të lehtësohen nga taksat. “T’u jepet ndihmë familjeve të reja për blerjen e shtëpisë së parë, duke njohur si shpenzime të zbritshme interesat e kredive të marra për këtë qëllim”, citohet në programin e qeverisë për periudhën 2017-2021.
Si do të zbatohet kjo skemë? Për ta bërë më të thjeshtë për qytetarët, skema parashikon se në rast se një familje merr një kredi me vlerë 6 milionë lekë për blerje shtëpie, ai do të paguajë më pak tatim mbi të ardhurat nga paga e tij.
Një kredi 6 milionë lekë me interes 4.5 për qind, për 20 vjet, sipas llogaritjeve ndahet në pagesat e principalit, 6 milionë lekë, dhe interesa 3.1 milionë lekë. Kjo për 240 muaj. E ndarë në mënyrë të barabartë interesat në muaj që duhet të paguhen janë 13 mijë lekë. Nga rroga e qytetarit, për efekt të llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat, do të zbriten interesat e kredisë. Në këtë rast, do të zbriten 13 mijë lekë.
Kështu, në rast se qytetari që merr kredinë e ka rrogën 80 mijë lekë, ai paguan 10% tatim mbi të ardhurat personale. Kjo duke përjashtuar 30 mijë lekët e para, që nuk taksohen. Ai paguan 5 mijë lekë tatim mbi të ardhurat. Me zbritjen e interesave të kredisë, në vlerën 13 mijë lekë, të ardhurat e tij mujore, për efekt të llogaritjes së TAP, nuk janë më 80 mijë lekë, por 67 mijë lekë. Si rrjedhojë, tatimi mbi të ardhurat nuk është më 5 mijë lekë, por 3700 lekë në muaj. Kjo është një llogaritje për të kuptuar logjikën që do të ndjekë qeveria për zbatimin e strategjisë së saj.
MAKINAT
Kush blen makina të standardit “euro 5” apo “euro 6” parashikohet të ketë lehtësi taksash. Një makinë me vit prodhimi nga 1 janari 2010 deri në 31 dhjetor 2015 i përket standardit “euro 5”, kurse një makinë me vit prodhimi nga 1 janari 2016 i përket standardit “euro 6”. Lehtësitë në taksa, por pa dhënë detaje, parashikohen në programin e qeverisë. “Qeveria do të ndjekë një sërë praktikash efektive si stimuj financiarë për automjete më të pastra dhe më të efektshme dhe nxitjen e transportit ekologjik ndaj mjedisit”, thuhet në strategji. Aktualisht pronarët e makinave paguajnë taksën e regjistrimit fillestar të makinës, taksën për makinat e përdorura dhe taksën për mjetet luksoze.
SHEMBULL
Në rast se një familje do të marrë 6 milionë lekë kredi për të blerë shtëpi me afat shlyerjeje 20 vjet, llogaritet që 6 milionë lekë të paguajë principal dhe 3.1 milionë lekë interesa. Kredia me interes 4.5 për qind llogaritet që në muaj të paguhet me vlerë 13 mijë lekë.
Si do të përfitojë kjo familje nga skema e qeverisë. Nëse të ardhurat e një anëtari të familjes llogariten 80 mijë lekë në muaj, ai paguan 10 për qind tatim mbi të ardhurat. Tatimi llogaritet 80.000- 30.000×10% =5.000 lekë. E ndarë në mënyrë të barabartë interesat në muaj që duhet të paguhen janë 13 mijë lekë. Nga rroga e qytetarit, për efekt të llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat, do të zbriten interesat e kredisë.
Në këtë rast, do të zbriten 13 mijë lekë. Kështu, në rast se qytetari që merr kredinë e ka rrogën 80 mijë lekë, ai paguan 10% tatim mbi të ardhurat personale. Kjo duke përjashtuar 30 mijë lekët e para, që nuk taksohen.
Me zbritjen e interesave të kredisë, në vlerën 13 mijë lekë, të ardhurat e tij mujore, për efekt të llogaritjes së TAP, nuk janë më 80 mijë lekë, por 67 mijë lekë. Si rrjedhojë, tatimi mbi të ardhurat nuk është më 5 mijë lekë, por 3700 lekë në muaj.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...