Si të përdorni xhenxhefilin kundër problemeve të lëkurës
Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 16 December 2019
Përveç përdorimit në kuzhinë dhe të vlerave për shëndetin, xhenxhefili mund të shfrytëzohet edhe për bukurinë e lëkurës.
Xhenxhefili është një zhardhok i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Ky produkt organik mund të përdoret në shumë maska për fytyrën.
Ai përmban vajra esencialë, aminoacide, vitaminat C, B1, B2, A dhe mineralet si kalciumi, hekuri, magnezi, fosfor, kalium, sodium, zink e të tjerë.
Për fytyrat me yndyrë, xhenxhefili ndihmon në fshirjen e shkëlqimit të tepërt, pastrimin e poreve dhe largimin e puçrrave.
Për fytyrat e ndjeshme, maska e mbron atë nga ndikimi i motit, largon skuqjet dhe i jep asaj shkëlqim dhe freski. Për fytyrat normale dhe të thata, maska me xhenxhefil e gjallëron lëkurën dhe i jep asaj freski.
Maska Kundër Akneve
Grijeni xhenxhefilin dhe përdorni një lugë gjelle me grimca të vogla.
Lërini ato në në një sasi prej 250 ml ujë. Më pas lyejeni fytyrën me pambuk dhe mbajeni gjatë gjithë natës.
Maskë Me Xhenxhefil Dhe Vaj Ulliri
Përzieni një lugë gjelle me xhenxhefil të grirë me një lugë gjelle me vaj ulliri.
Vendoseni maskën dhe mbajeni për 20 minuta e më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.
Kjo maskë mund të aplikohet deri në 2 herë në javë dhe është e përshtatshme për të gjitha lëkurat.
Xhenxhefil Dhe Mjaltë Kundër Rrudhave
Përzieni 40 gramë mjaltë me një majë luge çaji xhenxhefil pluhur.
Pasi t’i keni përzier mirë, vendoseni maskën në fytyrë dhe qafë dhe mbajeni për 15 minuta. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo maskë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe zbut rrudhat. Ajo mund të aplikohet dy herë në javë.
Xhenxhefil Me Limon Dhe Kos
Përzieni 20 gramë xhenxhefil të grirë, 15 ml lëng të freskët limoni, një lugë çaji me vaj ulliri dhe 10 mililitra kos. Më pas, maskën vendoseni në fytyrë dhe në qafë dhe mbajeni për 10 minuta. Lajeni me ujë të ngrohtë. Maskat me xhenxhefil janë shumë të mira veçanërisht kundër akneve. Ndjesia që merrni është ajo e një fytyrë të pastër, elastike dhe të freskët.
Kujdes
Xhenxhefili mund të jetë irritues për disa lëkura dhe mund të shkaktojë ndjeshmëri ndaj dritës së diellit. Ai mund të shkaktojë reagime alergjike.
Xhenxhefili është shumë i fuqishëm. Nëse përdorni xhenxhefil pluhur rekomandohet të përdorni një majë luge për çdo lugë gjelle me xhenxhefil të freskët.
Të tjera
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...
-
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne sponsorizojmë me krenari rezolutën për Srebrenicën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që sponsorizojnë propozimin për ...
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...
-
Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen
sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. A...
-
Sot mbahen zgjedhjet për president në Maqedoni të Veriut, në garë shtatë kandidatë
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 7 deri në 19 do të...
-
Rohde: Për t’u anëtarësuar në KiE, Kosova duhet të bëjë “hapa të prekshëm” për Asociacionin
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova duhet të bë...
-
Ja emrat e dekanëve të rinj të Universitetit të Prishtinës
Dje, në Universitetin e Prishtinës, është zhvilluar procesi i zgjedhjes së de...
-
Kurti: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka thënë se në bisedën e sotme telefon...
-
U kërcënua se mbështeti Kosovën në KiE, i ofrohet mbrojtje policore deputetit boshnjak
Policia e Bosnje dhe Hercegovinës, i ka ndarë mbrojtje të afërt deputetit, Sa...
-
Mot me diell dhe vranë, temperaturat shënojnë rritje
Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe interval...
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...