Si të nxisni prodhimin e hormonit të lumturisë në mënyrë natyrale
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 13 September 2024
Serotonina është një neurotransmetues që gjendet në trurin tuaj, gjakun dhe sistemin tuaj tretës. Ajo ndikon në çdo pjesë të trupit tuaj, që nga emocionet deri tek aftësitë tuaja motorike.
Serotonina konsiderohet si një stabilizues natyral i humorit dhe përbëhet nga aminoacidi thelbësor i quajtur triptofan, i cili merret përmes ushqimit.
Mungesa e triptofanit mund të çojë në uljen e niveleve të serotoninës.
Kjo mund të rezultojë në çrregullime të humorit, të tilla si ankthi ose depresioni.
Në bazë të kërikmeve të ndryshme dhe këshillave të ekspertëve të shëndetit, ju listojmë disa mënyra natyrale për të rritur nivelet e sterotoninës.
Konsumoni më shumë ushqime që përmbajnë triptofan
Misioni juaj është të merrni triptofan, të cilin trupi juaj mund ta shndërrojë në serotoninë.
Prandaj një dietë e qëndrueshme me ushqime të pasura me triptofan, mund të rrisë me kalimin e kohës nivelet e serotoninës.
Disa nga ushqimet më të mira që përmbajnë triptofan:
Vezët – janë plot me aminoacide dhe antioksidantë si triptofani, tirosina, kolina, biotina dhe acide yndyrore omega-3.
Ananasi – është i pasur me triptofan dhe shumë bromelainë, një enzimë që zvogëlon inflamacionin.
Djathi – në një studim, pjesëmarrësit raportuan gjendje shpirtërore të përmirësuar, gjatë një diete 4-ditore me përmbajtje të lartë të triptofanit sesa gjatë dietës së tyre pasuese 4-ditore me më pak triptofan.
Dhe ishte pikërisht djathi që i bëri ata të ndiheshin më të lumtur
Bananet – janë të famshme për përmbajtjen e tyre të kaliumit, por tashmë njihen edhe për përmbajtjen e lartë të triptofanit.
Salmoni – përveç se i pasur me triptofan, ai përmban acide yndyrore omega-3, të cilat ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin e zemrës tuaj.
Gjeli i detit – duke qenë i pasur me triptofan, ky ushqim nuk ka pse të shërbehet vetëm natën e ndërrimit të viteve.
Miks me fruta të thara dhe arra – në vend të ushqimeve jo të shëndetshme, ju mund të konsumoni një miks frutash të thara dhe arrash.
Këshilla të tjera për të rritur nivelet e sterotoninës :
Ushqimi nuk është e vetmja mënyrë për të nxitur prodhimin e serotoninës, një mënyrë jetese e rregullt është gjithashtu çelësi i lumturisë.
Qëndroni të hidratuar – konsumoni sasi të mjaftueshme uji përgjatë ditës, në mënyrë që truri dhe trupi juaj të funksionojnë në mënyrë të rregullt.
Aktiviteti fizik – aktiviteti fizik bën që trupi të çlirojë triptofan dhe endorfinë në qarkullimin tuaj të gjakut dhe si rrjedhojë humori juaj do të përmirësohet ndjeshëm.
Qëndroni në diell – drita e diellit nxit prodhimin e serotoninës, prandaj është e rëndësishme të përftioni nga ditët e mira me diell.
Ju gjithashtu mund të merrni shtesa të vitaminës D nëse keni vërtetë nevojë.
Kujdesuni për sistemin tretës – ushqimet e përpunuara mund të ndikojnë negativisht në sistemin tretës, gjë që ndikon në gjendjen shpirtërore dhe shëndetin e përgjithshëm.
Ndonjëherë edhe pse mund t’i zbatoni të gjitha këshillat e mësipërme, duket se asgjë nuk po funksionon.
Atëherë është koha të flisni me mjekun tuaj për të filluar terapinë dhe për të marrë mjekimin e duhur.
Të tjera
-
Musliu-Shoshi: Shumë e vërtetë që Dejona kontrollon gjithçka, me urdhër të Albinit
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas daljes në publik të d...
-
Mehmetaj për bisedat e Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi: Nuk do duhej të komunikonin fare
Sot është publikuar një bisedë mes Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqi.“A po vj...
-
Rrahmani: Nuk do të ketë koalicion me ata të cilët inicojnë ligje për ndërrim të gjinisë
Eman Rrahmani nga Lista për Familjen, thotë se nuk do të bashkëpunojnë apo nu...
-
FAST Kosova arreston një person të kërkuar me urdhërarrest nderkombëtar
Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit ...
-
Abdixhiku në Podujevë: Llapi do t’i prijë ringritjes sonë të madhe
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takua...
-
Bislimi takohet me Zhivkoviq, flasin rreth bashkëpunimit të qeverisë me UNDP-në
Sot, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, priti në takim Ndihmëssekretaren e ...
-
Kurti takon ministrin e Jashtëm italian, thekson nevojën për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, Kryeministri i Republikës së ...
-
LAJMI I FUNDIT: Vdes një person në Istog
Para pak minutave është bërë e ditur se ka humbur jetën një person në Bellopo...
-
Kompania GEN mori 15 milionë euro nga Kosova, hulumtimet e Infokusi-t për Martin Berishajn që trazuan Dejona Mihajlin
Sot Nacionale publikoi disa biseda private në mes të ish kryeshefit të Korpor...
-
Safet Gjici kërkon lirinë për probleme shëndetësore, ja si i përgjigjjet gjykata
Gjykata e Elbasanit ka shtyrë për në datën 11 Nëntor seancën për ish-kryebash...
-
Visar Azemi: Qeveria e Vetëvendosjes ka dështuar në premtimin për “Qeveri me duar të pastra”, korrupsioni po lulëzon
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Visar Azemi, në një konferëncë për m...
-
Bedri Hamza publikon këtë video tejet unike me qytetarët e Vushtrrisë
Kandidati PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se qeverisjen e tij ...