Si të mbroheni prej alergjisë nga dielli/ Përse duhet të merren masa
Autori: Gazeta inFokus 07:46 | 26 May 2022
Me ngrohjen e motit, njerëzit shpenzojnë kohë duke qëndruar në natyrë, por shumë syresh ankohen për alergjinë nga dielli.
Alergjia nga dielli përfshin njollat e lëkurës pas ekspozimit për një kohë të gjatë në diell. Këto skuqje lidhen me çrregullimet e lëkurës, ndërkohë që specifikat e fenomenit (fotodermatoza) do t’i gjeni më poshtë.
Kur kaloni orë në diell, gjasat janë që në pjesën e kraharorit e të krahëve të dalin disa njolla të fryra me ngjyrë të kuqe.
Termi i saktë i alergjisë nga dielli është ‘fotodermatoza’ dhe shpërthimi i këtyre njollave është një nga reagimet e kësaj alergjie. Simptomat zakonisht prekin femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeç.
Njollat zakonisht shfaqen në ngjyrë rozë ose të kuqe, në pjesën e krahëve, kraharorit dhe këmbëve. Këto njolla nuk prekin lëkurën e fytyrës.
Njollat shfaqen zakonisht në pranverë ose në fillim të verës dhe shkaktohen nga ekspozimi afatgjatë në diell pas një periudhe me ekspozim të kufizuar në dritën e tij (dimër).
Alergjitë nga dielli zakonisht shoqërohen nga kruajtjet ose ndjesinë e djegies.
Çfarë ndodh nëse këto njolla shfaqen disa minuta pas ekspozimit në diell ose përballeni me një shpërthim të fortë kruarjesh. Kjo do të thotë se ju jeni prekur nga urtikaria diellore që mund të prekë çdo zonë të lëkurës së ekspozuar.
Njollat zhduken kur futeni në hije dhe në rastin më të keq ato zgjasin 24 orë. Ndjesia e djegies nga dielli është më e përhapura dhe mund të prekë të gjitha pjesët e lëkurës të ekspozuara në diell.
Nëse jeni në dijeni mbi llojin e medikamenteve që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj dielli, është e rëndësishme të shmangni ekspozimin në diell dhe të mbroheni prej tij.
Kremrat mbrojtës mund t’ju vijnë në ndihmë, por përdorimi i përhershëm i tyre kërkohet rrallë. Ndonjëherë dielli mund të përkeqësojë edhe çrregullime si lupusi ose rosacaea (skuqjet e lëkurës).
Nëse vini re që lëkura juaj përkeqësohet, atëherë kufizoni daljet në natyrë dhe kujdesuni të lyheni me krem mbrojtës me faktor të lartë. Fotodermatoza mund të jetë edhe një problem gjenetik, por kjo ndodh rrallë.
Njerëzit që vuajnë nga ky problem janë tepër të ndjeshëm nga dielli, digjen shpejt dhe shpesh përballen me shpërthime njollash të forta.
Fotodermatoza metabolike mund të shkaktohet edhe nga defektet në enzimat e nevojshme për reagimet kimike në organizëm. Lloji më i përhapur i saj është porfiria (sëmundja e ndjeshmërisë së lartë nga dielli).
Intensiteti i kësaj sëmundje është i ndryshëm dhe mund të prekë sistemin nervor, lëkurën dhe organe të tjerë. Nëse kjo sëmundje prek vetëm lëkurën, njollat, flluskat dhe skuqjet janë të pritshme.
Kjo sëmundje nuk kurohet, por ndryshimet në stilin e jetesës mbrojtja nga dielli, shmangia e tij dhe alkoolit vijnë në ndihmë.
Nëse ndjeshmëria ndaj diellit është e vazhdueshme duhet të takoheni me një dermatolog që të diskutoni për kurën e mundshme.
Njerëzit preken edhe nga sëmundje të rralla që janë sfiduese, por mbrojtja e vazhdueshme nga dielli dhe trajtimet mjekësore, i bëjnë këto sëmundje më të përballueshme.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thÃkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për krÃme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...