Si të mbroheni nga sulmet kibernetike
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 24 May 2018
Raporti i fundit mbi sigurinë në botën online ka zbuluar shifra dramatike mbi numrin e portaleve që shtiren si rrjete sociale dhe veçanërisht si Facebook. Kompania ruse e sigurisë Kaspersky Labs llogarit se ka bllokuar 3.7 milionë përpjekje për të vizituar rrjete sociale të rreme.
Këto faqe shtiren si Facebook dhe i mashtrojnë përdoruesit të fusin të dhënat e tyre të vërteta, të cilat më pas përdoren për të hyrë në llogari pa u kuptuar.
Numri më i madh i sulmeve ishte drejtuar në Amerikën Jugore, si dhe në vendin tonë. Në Brazil, 19 përqind e përdoruesve u sulmuan nga “phishers”, pra individët që kryejnë këtë skemë. Ndërkohë që në Shqipëri, Argjentinë dhe Venezuelë, numri i të sulmuarve është 13% e përdoruesve të internetit.
Metoda e phishing është një ndër sulmet më të shpeshta kibernetike, pasi nuk kërkon njohuri të veçanta kompjuterike nga ana e sulmuesit që ju dërgon në këto faqe të rreme.
Për t’u mbrojtur nga këto sulme, ekspertët këshillojnë të kontrolloni gjithmonë adresën në çdo faqe ku ndodheni. Kështu, nëse faqja që ju shfaqet është www.facebook.com ajo është faqja origjinale, por nëse hasni në diçka si www.services-facebook.com apo www.faceb00k.com atëherë duhet të dilni menjëherë. Gjithashtu duhet të kontrolloni çdo link apo adresë që klikoni, të përpiqeni të përdorini sa më pak WiFi publike pa fjalëkalim dhe të mos jepni kurrë të dhëna të ndjeshme si fjalëkalimi apo të dhënat bankare përmes emailit apo telefonit.
Të tjera
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...