Lifestyle

Si të largoni aromën e keqe të gojës me metoda natyrale

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 22 June 2023

Aroma e keqe e gojës është një nga problemet me të cilën shumëkush përballet, së paku herë pas here.

Por ka gjithmonë një zgjidhje, e cila nuk kërkon shumë kohë. Sipas mjekëve është e lehtë për të përmirësuar frymën tuaj dhe për të mbajtur dhëmbët dhe mishrat e shëndetshme në të njëjtën kohë.

Provoni këto hapa të thjeshtë për ta bërë gojën tuaj të ndjehen të freskët dhe të pastër.

-Advertisement-

Lajini dhëmbët të paktën dy herë në ditë

Gjatë kohës që lani dhëmbët, pastroni dhe gjuhën

Shpëlajeni gojën pas çdo ushqimi që konsumoni

Pini një gotë me ujë

Bakteret që gjenden në gojën tonë lëshojnë një lloj gazi. Sa më shumë të hidratohemi, aq më mirë do ta kemi aromën e gojës. Nëse ke gojën e thatë, të këshillojmë të pish ujë që të hidratohesh.

Konsumoni mollë

Një mollë në ditë mund t’ju shpëtojë nga aroma e keqe e frymëmarrjes.

Lëng limoni

Limoni ndër të tjera ka dhe një funksion antibakterial. Duke konsumuar limon ju do të vrisni bakreret që shkaktojnë aromën e rëndë të frymëmarrjes suaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera