Si të jeni më produktivë në punë ditën e hënë?
Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 23 February 2020
Për shumë njerëz, dita e hënë mund të jetë më e lodhshme se zakonisht. Kemi dëgjuar shpesh persona që ankohen për ditën e hënë, kjo pasi që ata kthehen në punë pas dy ditëve pushimi në fundjavë. Kësisoj, dita e hëne shpesh shihet si ditë më sfiduese ndër ditët e tjera të javës.
Mirëpo, fillimi i mirë i ditës së hënë mund të ndikojë edhe në mbarëvajtjen e javës. KosovaJob, ju sjellë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë që të jeni më të organizuar dhe të filloni javën në mënyrë të duhur.
- Planifikoni fundjavën disa ditë më parë
Një fundjavë e mirë mund të ndikojë që fillimi i javës të jetë produktiv. Gjatë ditëve të pushimit, mundohuni të bëni ndonjë aktivitet që ju sjellë kënaqësi, kaloni sa më shumë kohë me familjarët dhe miqtë tuaj. Shumë pozitivisht do të ndikonte edhe nëse vizitoni ndonjë vend të ri.
- Shfrytëzojeni mbrëmjen e ditës së premte si parapërgatitje për të hënën
Në mënyrë që ta filloni mbarë të hënën, shfrytëzoni ditën e premte si parapërgatitje për detyrat që planifikoni t’i kryeni gjatë ditës së hënë dhe javës në vazhdim. Kësisoj, ju do të keni një planprogram paraprak më lehtë të menaxhueshëm.
- Merruni me ndonjë aktivitet sportiv
Siç e dimë, sporti largon energjinë negative, ndihmon që të kemi më shumë energji dhe të ndihemi më mirë dhe të relaksuar. Kështu që, nëse gjatë fundjavës merreni me ndonjë aktivitet sportiv, do të nënkuptonte që ditën e hënë në punë ta filloni më të motivuar dhe më pozitivë.
- Sigurohuni të bëni gjumë të rehatshëm
Gjumi është pjesë shumë e rëndësishme e jetës. Një gjumë i mirë nënkupton që jeni më të pushueshëm dhe të gatshëm për ditën e radhës. Prandaj ditën e diel shkoni për të fjetur pak më herët se zakonisht dhe sigurohuni të bëni gjumë të mjaftueshëm, në mënyrë që të zgjoheni të pushueshëm dhe me më shumë energji.
- Planifikoni diçka pas orarit të punës
Mos mendoni vetëm se si ta tejkaloni ditën e hënë sa më parë, sikur të ishte ajo një ditë e parëndësishme e javës. Planifikoni gjëra tjera që ju pëlqejnë edhe pas orarit të punës si takimi me shoqëri, përgatitja e ushqimit tuaj të preferuar apo shikimi i ndonjë programi televiziv që pëlqeni.
Të tjera
-
Kércënoi tre gratë e familjes, arrestohet një burrë në Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj pasi u raportua në polici...
-
Dugolli: Në Bruksel nuk po diskutohet për dinarin
Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Enver Dugolli, duke komentuar sje...
-
11 vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi në Bruksel
Sot bëhen 11 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbi...
-
G7 rikonfirmon mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën
Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij pë...
-
Ulutash i pranishëm në stërvitjen e Ushtrisë serbe “Whirlwind 2024”
Me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ser...
-
Nënkryetarja e kryeqytetit do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore
Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhun...
-
Hajdari raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të rap...
-
Kurti viziton nga afër fillimin e punimeve në rrugën Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të vizitojë fillimin e punimeve të pr...
-
Maqedonci: Kemi informacione se Serbia sot do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi ...
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palesti...
-
Qalaj: Jankoviq duhet të intervistohet nga AKI-ja dhe PK-ja se çfarë informacionesh dha në Serbi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se zëvendës...
-
Ngjarjet e parapara për sot
Këto janë disa nga ngjarjet që janë paraparë për tu zhvilluar sot. Nënkrye...