Shëndetësi

Si të hiqni “qarjet” e lëkurës njëherë e përgjithmonë

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 19 June 2019

Strijat, një problem i zakonshëm i lëkurës shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit. Ato lidhen me ndryshimet hormonale, mungesën e vlerave ushqyese dhe sasinë e ulët të kolagjenit. Janë shumë të zakonshme gjatë shtatzanisë ose kur keni ndryshime të papritura në peshë.

Megjithëse zakonisht shfaqen në bark dhe në vithe, ato nuk kursejnë as gjoksin.

Në disa raste, kur kapen në fazën e fundit të tyre është shumë e vështirë të trajtohen. Por nëse kapen në kohë, mund të reduktohen në një masë të madhe.

-Advertisement-

Qumështi është një përbërës perfekt për t’i eliminuar këto stirja, sidomos në zonën e gjoksit.

Ai ka komponentë hidratues dhe shërues. Duke e përdorur çdo ditë mund të minimizoni të gjitha strijat e gjoksit. Ai përmban minerale, vitamina dhe proteina, që kur absorbohen rrisin qëndrueshmërinë dhe elasticitetin e lëkurës.

Duhet vetëm të zhysni pak pambuk në qumësht dhe të fërkoni me të gjoksin.

Bëjeni këtë për rreth 5 minuta në mënyrë që të absorbohet mirë. Lajeni më pas me ujë të ngrohtë. Duhet ta përdorni çdo natë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera