Lifestyle

Si të hiqni njollat e rrobave me këtë përzierje me 2 përbërës

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 25 July 2017

Ndonjëherë e gjeni veten në një situatë të vështirë ku mund t’ju bie ndonjë njollë teksa jeni në kafe, po hani ose po ushqeni fëmijët. Por, më të zakonshme janë shkarravitjet me stilolaps ku fëmijët nuk ngurojnë të shkruajnë në çdo rrobë që ju del përpara.

Por, tanimë nuk keni pse të shqetësoheni për këto njolla të zakonshme, sepse heqja e tyre është më e lehtë nga sa mendoni. Për këtë ju nevojitet vetëm kjo përzierje me qumësht.

Përbërësit:

-Advertisement-

2 gota qumësht
1 gotë uthull e bardhë

Përgatitja dhe përdorimi:

Vendosni rrobën e njollosur në një enë të cekët në mënyrë që ajo të mbulohet plotësisht nga përzierja. Hidhni qumështin dhe sigurohuni që të mbulojë plotësisht njollën.
Shtoni më pas uthullën e bardhë. Lërini përgjatë gjithë natës në mënyrë që përbërësit të kenë mundësi të veprojnë plotësisht. Largojini më pas nga përzierja dhe lajini si zakonisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera