Kuzhina

Si të gatuani vetë mëngjesin ideal!

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 25 August 2020

Mëngjesi është vakti që kurrë nuk duhet të neglizhohet. Sidomos, nëse konsumoni kafe, kurrë nuk duhet ta pini atë me stomakun bosh. Për ta nisur ditën me energji, duhet që të zgjedhim produktet e shëndetshme. Dhe më e shëndetshme se një vakt i gatuar vetë, nuk ka.

Si të gatuani vetë mëngjesin ideal!

Ndaj ju sugjerojmë një meny të lehtë për mëngjes, e shëndetshme dhe e shijshme. Krostatë me reçel. Krostata ka një favor, mund të gatuhet dhe hahet për disa ditë, nëse ruhet në ambiente të freskëta. Përbërësit:

-Advertisement-

250 g miell

150 g gjalpë

100 g sheqer

1 vezë

1 maje lugë kripë

Përgatitja:

Si fillim trazojmë sheqerin me gjalpin. Kini parasysh që gjalpi duhet të jetë i butë. Më pas shtoni vezën, trazojini sërish dhe në fund kripën dhe miellin. Brumi bëhet në pak minuta. E shtrojmë në një tavë të lyer me miell dhe gjalpë. Ndani pak masë nga brumi mënjanë se do të na duhet për dekorimin. Pasi kemi shtruar petën, shtojmë reçelin që mund të jetë sipas dëshirës suaj me shije të ndryshme. Pasi ta keni përhapur njëtrajtësisht, informon dritare.net, është koha për dekorimin. Me pjesën e brumit që latë mënjanë, krijoni shirita, dhe vendosini sipër masës së reçelit në formën si në foto.

Si të gatuani vetë mëngjesin ideal!

Piqeni në 180 gradë, përreth 20 minuta. Kini kujdes pasi nëse e lini gjatë, mund të thahet tepër. Mund ta shoqëroni në mëngjes me një gotë qumësht, ose lëng frutash. kështu keni një vakt ideal të gatuar vetë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera